Linda Rei, konkurentja e spektaklit ”Dance with me”, nuk do të jetë më pjesë si balerinë.
Revista ”Class’, e Alketa Vejsiut që është edhe prezantuesja e spektaklit ka shkruar për largimin e papritur të Lindës, ndërsa si shpjegim jepet tronditja e konkurentes.
”Për të nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë me përmasa më të mëdha nga çfarë dikush mund ta mendojë paraprakisht. Presioni, emocionet, shikueshmëria e lartë e cila kishte si rrjedhojë reagimet të shumta, duket se e tronditën Linda Rein dhe natyra e saj shumë e ndjeshme nuk mundi t’i përballonte.
Të gjitha këto e thyen dëshirën e saj për ta çuar deri në fund DWM. Me keqardhje nga të dyja palët, si produksioni i këtij programi i cili pati bërë maksimumin që Linda të ndihej mirë dhe ajo vetë që e kishte nisur më shumë dëshirë këtë rrugëtim, Linda vendosi të tërhiqej.”, shkruan ”Class”.
Largimi i Linda Reit u bë menjëherë pas një dalje publike te emisioni ”Pasdite” i Rudina Magjistarit, ku pati një debat mes saj dhe moderatores për termin ”transgjinore”. Linda nuk pranoi që gazetarët ta quanin transgjinorë, duke thënë se tashmë është një femër. Të ketë ndikuar kjo përplasje?! Duhet pritur se si do të reagojë në ditët në vijim vetë Linda Rei. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post