06:11 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kosovë, arratiset i dënuari me 30 vite burgim për vrasje, trajtohej në spital (EMRI)

16:33 | 30/09/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosovë, arratiset i dënuari me 30 vite burgim për vrasje, trajtohej në spital (EMRI)

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dështuar të ruajë të dënuarin për vrasje i cili ndodhej për trajtim shëndetësor në QKUK. Avni Osmani i dënuar me 30 vjet burgim është arratisur sot. Me të ishin dy pjesëtarë të Shërbimit Korrektues. Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, konfirmon për Express arratisjen e Osmanit.

 Avni Osmani, i dënuar me 29 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasje të rëndë në vitin 2004, është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Lajmin për arratisjen e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai tha se i burgosuri e ka shfrytëzuar rastin teksa ka qenë duke u ruajtur nga dy oficerë. Tha se për detaje më të hollësishme do të njoftohemi më vonë përmes faqes së Ministrisë.

“Po, ka qenë i dënuar për vrasje 29 vjet e 6 muaj, nuk e di sa vjet sakt i ka kryer 15 a 16, dy ofiecerë kanë qenë tu e rujt në spital në QKUK por nuk e di repartin. Ai e ka shfrytëzu momentin dhe ka ikur”, u shpreh drejtori Sokol Zogaj.

Ai tha se për ngjarjen është lajmëruar policia dhe Prokuroria dhe e kanë hapur rastin, njofton Gazeta Express.

Arratisjen e tij e ka konfirmuar edhe ministri I drejtësisë Abelard Tahiri në një postim në rrjtet sociale.

“Mbrëmë, një i burgosur, i dënuar me 30 vjet, është arratisur nga QKUK-ja – ku ishte për trajtim. Për këtë, kam kërkuar një raport të detajuar dhe masa të menjëhershme për kthimin e tij në vuajtje të dënimit. Ju siguroj se këto probleme kanë adresë dhe secili do të japë përgjegjësi për detyrat që ka. Shërbimi Korrektues i Kosovës, viteve të fundit, është përballur me parregullsi dhe probleme që kanë shkaktuar degradimin e tij, duke prodhuar kështu efektet e veta”, ka shkruar Tahiri. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: arratisetavni osmanii burgosurikosove
Pas

Panuçi e ftoi në Kombëtare, Cikalleshi jep sinjale pozitive, shënon në ndeshjen e parë si titullar me Osmanlispor (VIDEO)

Para

Tottenham fiton bindshëm në transfertë, dygolësh për Kane (VIDEO)

Para
Tottenham fiton bindshëm në transfertë, dygolësh për Kane (VIDEO)

Tottenham fiton bindshëm në transfertë, dygolësh për Kane (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.