Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka shkruar publikisht ministrit të bujqësisë Niko Peleshit duke i kërkuar që ky i fundit të japë dorëheqje nga posti i ministrit dhe të emëroi në vend të tij Rigerta Lokun.
Luan Rama këtë kërkesë i’a ka bërë ministrit të bujqësisë në një koment tek postimi i Peleshit me foton e vajzës, Rigerta Lokut, autorja e fjalimit të sotëm në Kuvend.
“Kjo eshte Rigerta qe pasi perfundoi studimet ne Sapienza, u kthye ne fshatin e vet ne Mirditë dhe ngriti nje fermë dhish. Fjala e saj sot ne Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi ne mendime te gjithe.
U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i permbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet.
Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive”, shkruante Peleshi në postimin e tij me Rigertën.
Ndërkohë që Rama i shkruan “Shumë e thjeshtë i dashur Niko: jep dorëheqjen dhe emëroni rigertën ne vendin tend!”| shkruan Rama.
Duke lënë të kuptohet që ajo që thotë ministri i bujqësisë se duhet të bëhet për fshatin mund të bëhet shumë thjeshtë, duke vendosur në vend të tij Rigertën. (B.H/Shuplaka)