Mjaft tensione janë paraqitur në ditët e fundit në Spanjë, shkak për të cilat është bërë referendum që Katalonja do të bëjë për shkëputjen nga Spanja.
Policia ka bllokuar aksesin në 1300 prej 2315 shkollave të Katalonjës, të cilat do të ktheheshin në qendra votimi për referendumin e shumë-kundërshtuar të pavarësisë.
Autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për të ndalur referendumin e sotshëm me efektivët që kanë pushtuar qendrat e telekomunikacionit të qeverisë lokale. Dhjetëra mijëra vetë pritet të votojnë në referendum, i shpallur i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e Spanjës.
Me mijëra janë edhe policët e dërguar në rajon për të penguar zhvillimin e tij. Ata janë urdhëruar të spastrojnë shkollat e pushtuara nga aktivistë, prindër e fëmijë, që po qendrojnë në godina që prej të premtes. Efektivë të policisë rajonale katalanase janë udhëzuar të asistojnë, por u është thënë gjithashtu të mos përdorin forcën.
Një burim i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se 163 shkolla janë zënë nga familjarët. Policia po konfiskon gjithashtu letrat e votimit, ndërsa prokurorët kanë urdhëruar mbylljen e ëebsajteve të lidhura me votimin dhe arrestimin e zyrtarëve që po organizojnë referendumin. E megjithatë, lideri katalanes Carles Puigdemont tha për Reuters se nuk do të ndaleshin.
“Gjithçka është gati në më shumë se 2 mijë pikat e votimit. Ato janë të pajisura me gjithçka duhet për t’i mundësuar njerëzve të shprehin opinionin e tyre”, u shpreh lideri i katalanasve, Puigdemont.
Gjendja është tepër e tensionuar dhe gjatë natës pati të shtëna në një prej qendrave, ku u shënuan 4 të plagosur lehtë. Një person qëlloi me pushkë në ajër, në hyrjen e një shkolle në kontenë e Osona-s, ku ishte vendosur një qendër votimi. Nëse qytetarët do iu drejtohen apo jo qendrave të votimit do të duhet të presim zhvillimet e ditës së sotme.
(E.K/SHUPLAKA)