20:11 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Destinacionet e vjeshtës, 10 qytetet europiane më të lira për t’u vizituar këtë periudhë

13:34 | 01/10/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Destinacionet e vjeshtës, 10 qytetet europiane më të lira për t’u vizituar këtë periudhë

Nga plazhet më të famshme e deri tek kështjella e Drakulës, më poshtë do të gjeni disa prej qyteteve më të bukura por mbi të gjitha lehtësisht të përballueshme financiarisht për të udhëtuar gjatë stinës së vjeshtës.
Alicante, Spanjë
Alicante e Spanjës është vendi ideal për të gjithë ata që janë të dashuruar pas plazheve. Ky qytet ofron edhe mundësinë që disa prej plazheve të tij të jenë shumë pranë qytetit të vjetër, prandaj ju pasi të shplodheni në plazh, gjatë kthimit mund të vizitoni edhe qytetin e vjetër. Është vendi ideal për një arratisje të shkurtër shplodhëse gjatë vjeshtës.

Lisbonë, Portugali
Shpeshherë i lënë në hije krahasuar me shtetet e saj fqinje, por mahnitja që të lë ky qytet mund të kuptohet vetëm kur shëtit në rrugët e tij . Ajo është një prej opsioneve më të lira për të udhëtuar nga shumë detinacione të tjera të Europës Perëndimore

Lubljana, Slloveni
Nëse festivali i njohur i verës nuk është i mjaftueshëm për t’ju tunduar që të shkoni të vizitoni Slloveninë, atëherë natyra që ju ofron ky qytet gjatë stinës së vjeshtës do t’ju tundojë me siguri. I cilësuar në 2016 si qyteti i Gjelbër i Europës në vitin 2016, Lubjana është një prej kryeqyteteve që të mbush shpirtin si me pamjen ashtu edhe me ajrin e pastër të një qyteti pa kaosin e trafikut. Shititjet gjatë lumit që kalon mes për mes këtij qyteti dhe pikat e ndryshme historike, por mbi të gjitha çmimet e ulëta e bëjnë këtë një prej qyteteve më të përzgjedhura për të kaluar pushimet gjatë vjeshtës.

Budapest, Hungari
Ky kryeqytet piktoresk, i vendosur përgjatë dy anëve të lumit Danub, është një prej destinacioneve më të preferuara gjatë stinës së vjeshtës. Përveç pikave kryesore të qytetit, si Parlamenti, kopshti i famshëm Margaret, sheshi i Heronjve, ju nuk duhet të lini kurrësesi pa provuar banjot termale, të cilat u hapën në 1913.

Varshavë, Poloni
Qyteti turistik i Krakovit në Varshavë, është një prej zgjedhjeve më të mira për të gjithë ata turistë që janë në kërkim si të eksplorimit të pikave të ndryshme hisotirke ashtu edhe të një natyrë që është shumë e pasur. Muze të shumllojshëm, godina të periudhës komuniste, por mbi të gjitha këtu ju mund të shijoni edhe jetën e natës e cila është e pasur me pube dhe lokale të shumta. Një avantazh tjetër këtu janë edhe çmimet shumë të ulëta.

Vilnius, Lituani
Kyeqyteti i pasur piktoresk i Lituanisë ruan edhe gjatë ditëve të sotme një prej qyteteve të vjetra më të mëdha te Europës. Në këtë qytet ndërthuret e vjetra më të renë, kështjellat antike, muze të ndryshëm dhe shumë qiejgërvishtës, të cilët e bëjnë Vilniusin një prej destinacioneve më të preferua të vjeshtës, kjo sidomos duke i shtuar edhe çmimet shumë të ulëta.

Sofje, Bullgari
Sipas Indeksit Europian “Backpacker 2017”, kryeqyteti bullgar, Sofja, është qyteti më i lirë për t’u vizituar në Europë. Opsionet që ju keni për të vizituar disa prej muzeve, kështjellave apo plazheve të mrekullueshme janë të shumta. Një prej maleve më të preferuara që ka një numër të lartë turistësh është, Mali Vitosha, në të cilin mund të shkohet me autobuz.

Granada, Spanjë
Spanja jugore gumëzhin gjatë muajve të verës, prandaj gjatë muajve të vjeshtës ajo është destinacioni ideal për t’u vizituar. Granada ka diçka magjike për të cilën ia vlen udhëtimi në këtë qytet, dhe ajo është kështjella përrallore e Alhambras. Shumica e restoranteve, lokaleve kanë çmime të lira.

Brasov, Romani
Të gjthë dashamirësit e filmave horror nuk mund të lënë kurrësesi pa vizituar Brasovin, qyteti që ka frymëzuar, Bram Stoker për të shkruar Drakulan. I vendosur në zemër të Transilvanisë dhe i përbërë nga shtëpi shumëngjyrëshe, kafene karakteristike dhe një përzierje interesante të historisë dhe legjendës lokale, jo vetëm Brasov por qytete të ndryshme të Rumanisë janë disa prej destinacioneve më të preferuara në Europë sidomos gjatë vjeshtës. Një tjetër tjetër faktor që ndikon në këtë drejtim janë edhe çmimet shumë të ulëta që këto qytete kanë.

Beograd, Serbi
Të shumtë janë ata që sapo i përmend Beogradin,ju vijnë nëpërmend ende imazhe të rrugëve të shkatërruara nga lufta, por e vërteta është krejt tjetër. Ky qytet po shndërrohet dalëngadalë në një nga qytetet më interesante historike dhe gastronomike të Europës, dhe mbi të gjitha çmimet këtu janë shumë të ulëta/Monitor/

Etiketa: qytetevjeshte
Pas

Nga dyshekë te kanarina, të gjitha dhuratat që drejtori i postës thotë se ja ka dhënë “Elonës”. Si nisi njohja (SKEMA)

Para

Dëmtohet Alvaro Morata, pritet të mungojë ndaj Shqipërisë

Para
Dëmtohet Alvaro Morata, pritet të mungojë ndaj Shqipërisë

Dëmtohet Alvaro Morata, pritet të mungojë ndaj Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

Sea Watch publikon pamjet: Trupa të pajetë në largësi të brigjeve libiane

Fluturimet shtohen ndjeshëm, hapësira ajrore shqiptare po kthehet në burim ekonomie

Ndërhyrje në kohë e policisë, shpëtohet turisti i dëmtuar në Valbonë

Serbia ndalon eksportet ushtarake drejt Izraelit, zbardhen detaje për armët e dërguara

Ndërtesa, biznese e automjete sekuestrohen, pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër dyshohet të jenë pëfituar nëpërmjetë trafikut të droge

Zef Shtjefni në Fax News: “Kjo PD nuk fiton kurrë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.