14:47 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vasili: Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center

14:27 | 01/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raporti i OSBE-ODIHR, Vasili: Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Shqiptare.

Vasili shkruan se Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Ndërkohë që shton se “Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria”, përfundon ai.

REAGIMI I PLOTË:

Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center.

Banka e Shqipërisë raporton se bankat shqiptare po kreditojnë masivisht jo bizneset në Shqipëri, por bizneset në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe jo pak, por plot 505 milionë euro.

Këta tregues po rriten vit pas viti. Biznesi shqiptar po përjeton ditë shumë të vështira.

Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Dikush duhet t’ia shpjegojë këtij kryeministri të paditur, që qesh pa vetëdije, se paratë e drogës dhe krimi që janë ulur këmbëkryq ngado, po e shkretojnë ekonominë e Shqipërisë dhe po i bëjnë edhe investitorët vendas, e jo më ata të huaj, që të ikin nga sytë këmbët.

Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria. Këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët dhe jo shkollëpaku.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: LSIpetrit vasiliramavasili
Pas

Aksident i rëndë në Korçë, mjeti përplas dy të moshuara. Njëra prej tyre ndërron jetë

Para

Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Para
Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Shtohen kontrollet, Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Procesi i rinumërimit për 4 qarqe, Celibashi jep detaje: Do hapen 2323 qendra votimi

Elbasan/Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre pas arratisjes së një të ndaluari

Zyrtari rus: Moska ka dorëzuar trupat e vdekur të 6,060 ushtarëve ukrainas

Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Erdogan telefonon Putinin: Duhet një zgjidhje diplomatike, Irani të kthehet në tryezën e negociatave

Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki!

Replikat/ Noka: Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin! Spiropali: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

Vrasja e Artan Cukut në vitin 2017, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon, pritet hedhja e shortit në GJKKO

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.