Janë larguar nga detyra dy personalitete të të lartë të politikës së jashtme amerikane, Victoria Nuland dhe Brian Hoyt Yee. Të zyrtarët e lartë janë zëvendësuar me dy përfaqësues të rinj për Europën dhe Euroazinë.
Wess Mitchell është emëruar si Asistent Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Mitchell ka zëvendësuar në këtë post, Victoria Neuland, e njohur në Shqipëri për arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi.
Nuland dhe Brian Yee kanë vizituar vendin tonë dhe kanë influencuar në dy çështje të rëndësishme politike, Reformën në Drejtësi dhe zgjidhjen e krizës politike që u përmbyll me marrëveshjen Rama-Basha. (J.V/Shuplaka)