08:28 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fatmir Xhafaj letër efektivëve të Policisë, vë në dizpozicion një e-mail: Të largojmë çdo gjymtyrë të gangrenizuar

09:33 | 02/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asgjësimi i kanabisit, ministri i Brendshëm Xhafaj letër kryeprokurorit Llalla: Deklarata juaj cënon frymën pozitive të besimit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj  iu ka dërguar një letër efektivëve të  Policisë së Shtetit. Në këtë letër Xhafaj u ka shkruar edhe një adresë e-mail-i të posaçme, e cila do të shërbejë si një mundësi e drejtpërdrejtë komunikimi për çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim në funksion të përmirësimit të punës dhe rolit të Policisë së Shtetit.

Letra e plotë e ministrit të Brendshëm:

Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju përshëndes dhe ju shpreh gjithë mirënjohjen time për punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Vlerësoj pafund, çdo mesazh mbështetës dhe inkurajues që kam marrë nga shumë punonjës të Policisë së Shtetit, për rikthimin në detyrën e Ministrit të Brendshëm. Politikisht, pritshmëria juaj për të nesërmen është një detyrim më shumë për mua.

Dinjitet, devotshmëri, integritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë, në përpjekjet për të vendosur rendin e sigurinë publike.

Unë besoj fort dhe jam thellësisht i bindur, se në rradhët e Policisë së Shtetit gjenden shumë gra dhe burra të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarit. Mirënjohje dhe vlerësim do të ketë nga unë si Ministër për të gjithë ata.

Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë.

Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit.

Për këtë arsye, akti im i parë si Ministër i Brendshëm, shënoi nisjen e procesit për organizimin e Vetting-ut për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Pjesë e këtij shërbimi do të jenë vetëm njerëz profesionalisht të aftë dhe me integritet të lartë moral.

Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time.

Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale.

Më lejoni gjithashtu, që nëpërmjet jush, tu shpreh mirënjohje prindërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme.

Duke ju falënderuar edhe njëherë, gjithësecilin nga ju, grave dhe burrave të ndershëm të Policisë së Shtetit, për gjithçka keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit, ju siguroj gjithë mbështetjen time në punën tuaj të përditshme për përballimin e sfidave që na presin.

Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër veçse të triumfojmë mbi këto sfida në emër të së nesërmes më të mirë të prindërve dhe fëmijëve tanë. Mbi supet tona qëndron e ardhmja europiane.

Suksesi do të jetë i të gjithëve dhe për të gjithë!

Me konsideratë,

FATMIR XHAFAJ

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

Pas

Momente tmerri në Las Vegas, agresori qëllon me armë gjatë koncertit, 2 viktima, dhjetra të plagosur (VIDEO)

Para

Pas grushtave ”Live”, flet gruaja e Milaim Zekës: Vajza u tmerrua, kishim mysafirë atë ditë në shtëpi

Para
Pas grushtave ”Live”, flet gruaja e Milaim Zekës: Vajza u tmerrua, kishim mysafirë atë ditë në shtëpi

Pas grushtave ''Live", flet gruaja e Milaim Zekës: Vajza u tmerrua, kishim mysafirë atë ditë në shtëpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.