12:27 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çako në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, çfarë u diskutua

11:42 | 02/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çako në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, çfarë u diskutua

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, mori pjesë në Asamblenë e 86 të Përgjithshme të Interpolit mbajtur në datat 26 – 29 Shtator në Pekin, të Republikës Popullore të Kinës.

Fjala e hapjes së Asamblesë së 86 të Përgjithshme të Interpolit u bë nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Sh.T.Z. Xi Jinping, Presidenti i Interpolit Meng Honwei dhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock.

Asambleja e Përgjithshme e 86-të e Interpol-it, kishte si qëllim të sajin “Bashkimin e institucioneve policore për një botë më të sigurt”, me objektiv arritjen e sukseseve të mëtejshme kundër fenomeneve kriminale, përmes kombinimit të përpjekjeve të përbashkëta.

Gjatë seancave të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, u trajtuan tematikat e mëposhtme :

–              U rishikuan dhe u miratuan nenet 28 dhe 19 të Kushtetutës së Interpolit si dhe ai i nenit 44 të Rregullores së Përgjithshme të Interpolit, nene këto që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm.

–              U diskutua mbi krijimin e urave lidhëse dhe aleancave, mes forcave policore dhe institucioneve jopolicore.

–              Kriteret dhe procesin që duhet ndjekur, për anëtarësimin e shteteve të tjera në Interpol.

–              Aplikimi dhe anëtarësimi i Palestinës dhe Ishujve Solomon në Interpol.

–              Rishikimi dhe aprovimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Interpolit dhe Qendrës Studimore për Ruajtjen dhe Restaurimin e Veprave kulturore.

–              Lufta kundër terrorizmit, Krimit të Organizuar dhe Krimit kibernetik.

–              Rishikimi i Draftit të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpolit dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit.

Ndër të tjera, u diskutua dhe mbi kërkimin shkencor përsa i përket instrumenteve të reja teknike që mund të përdoren nga Interpoli, mbi strategjinë globale të Interpolit në lidhje me trajnimet, krijimin e një qendre për studimet strategjike të Interpolit si dhe mbi çështje dhe tematika të ndryshme. 

Në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, u kryen dhe zgjedhjet për disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit.

Çako ishte në krye të delegacionit shqiptar pas akreditimit të dhënë ndaj tij, nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Zoti Fatmir Xhafaj, i cili është edhe autoriteti që në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Interpolit, firmos kredencialet e Kreut të Delegacionit, i cili përfaqëson vendin tonë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Çako zhvilloi edhe një sërë takimesh bilaterale me kryetarët e delegacioneve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamblenë e Interpolit. Në këto takime u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit, atyre të Interpolit si dhe strukturave të tjera policore të vendeve partnere, mbi çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe atyre që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: asamblejacakodiskutimehaki cakointerpoli
Pas

6 muaj i mbajtur mbyllur në magazinë, lirohet biznesmeni grek. Pengmarrësit kërkonin 100 milionë Euro

Para

Lu: Parlamenti i 2017-ës është më i mirë se i 2013-ës, këto janë arsyet

Para
Lu: Parlamenti i 2017-ës është më i mirë se i 2013-ës, këto janë arsyet

Lu: Parlamenti i 2017-ës është më i mirë se i 2013-ës, këto janë arsyet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, por përgjegjësia është e madhe

Anija luftarake e Koresë së Veriut dëmtohet gjatë lëshimit, Kim Jong Un “shpërthen” në akuza dhe thërret mbledhje urgjente

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.