Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj ka nisur sot aksioni kundër informalitetit në biznese.
Në Tiranë dhe në të gjithë vendin janë riaktivizuar grupet e punës, ndërsa synohet që të mbushen boshllëqe në arkën e shtetit.
Vetëm në Shkodër mëson ‘’Shuplaka”, janë ndërtuar 15 grupe të hetimit tatimor, ndërsa derimë tani raportohet të kenë kontrolluar rreth 100 biznese kryesisht për kuponin tatimor.
Nuk dihet numri i gjobave apo shkeljeve të gjetura, po kjo formë e aksionit është e kontestuar mjaft nga bizneset. Atyre ju duhet të jetojnë me frikën e të të bërit biznes. E
dhe pak muaj më parë i njëjti aksion edhe pse u shtri në të gjithë vendin nuk dha rezultatet që priteshin. Ka pasur dhe akuza që ka pasur biznese të favorizuara, sidomos sa i përket bizneseve më të mëdhenj.
(E.K/SHUPLAKA)