Edhe pse nuk ka asnjë të konfirmuar, Policia mendohet se ka identifikuar autorin e sulmit në një koncert në Las Vegas.
Stephen Paddock, 64-vjeçar është vrarë nga ana e oficerëcve të policisë në momentet e sulmit. Ai ka vepruar totalisht i vetëm në momentin që ka ndodhur sulmi. Ndërsa disa pushkë janë gjetur në dhomën e tij në katin e 32-t të hotelit “Mandalay Bay”, nga ku ai ka zbrazur shumë karikatorë mbi pjesëmarrësit në koncert.
Paddock është përshkruar si vetmitar (ka vepruar i vetëm në sulm) dhe pa ndonjë lidhje me grupet terroriste. Motivet e tij nuk dihen.
Policia në Mesquite, ku shtëpia e Paddock është duke u bastisur, thotë se ai nuk ka pasur histori krimi.
“Nuk dimë shumë për Paddock. Ai jetonte në qytetin tonë. Ne si zyrtarë ligjorë nuk kemi pasur kontakt me të në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Mesquite, Quinn Averett.
Në këtë departament nuk ka asnjë raport rreth Paddock, asnjë arrestim e madje asnjë rekord për ndalje në trafik.
Po ashtu mësohet se Policia ka shoqëruar Marilou Danley, e dashura e tij. Ajo besohet të jetë një qytetare australiane e trashëgimisë indoneziane. Sipas asaj që vëllai i autorit të dyshuar ka thënë për policinë, Stephen nuk kishte asnjë shenjë që mund të kryente një akt të tillë.
(E.K/SHUPLAKA)