10:18 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas deklaratës së fortë të Lu-së, Fevziu: Ambasadori nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit

19:58 | 02/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas deklaratës së fortë të Lu-së, Fevziu: Ambasadori nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit

Pas deklaratës së fortë të ambasadorit, Donald Lu të shumta kanë qenë reagimet nga analsitë dhe opinionistë të njohur.

Ka qenë gazetari Blendi Fevzi, i cili në një shkrim të publikuar në “Opinion.al”, shkruan se Donald Lu i është referuar krimit të organizuar dhe fuqizimit që ky i fundit ka marrë së fundmi por nuk di se ky revansh i krimit nuk është ngjashëm me atë të krimit në shumë vende të botës.

“Lu nuk e di që për më shumë se dy javë të gjeje gazetarë që vijnë në studio për të folur për krimin e organizuar, në Tiranë apo Vlorë, Shkodër apo Elbasan, ishtë një ndërmarrje shumë e vështirë. Përgjigja ishte e thjeshtë: kemi frikë!

Lu nuk e di se ka media të tëra që ushqehen me paratë që vijnë nga trafiku i kanabisit dhe gjithë paratë e paligjshme në këtë vend”, shkruan ndër të tjera Fevziu.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori i SHBA në Tiranë ka folur sot sërish direkt dhe ashpër për një problem që po mban pezull vëmendjen publike për më shumë se dy javë. Ai i është referuar krimit të organizuar dhe fuqizimit që ky i fundit ka marrë këto vite për shumë arsye, por ajo më kryesorja, tolerimi prej politikës ose lidhjet e saj me të!

Lu ka deklaruar se në vend veprojnë më shumë se 20 grupe kriminale dhe katër klane kryesore. Ai ka shtuar se trafiku i drogës drejtohet edhe nga burgjet dhe ka bërë edhe një herë përgjegjëse drejtësinë për shumë nga problemet që ndodhin në këtë vend. Lu ka të drejtë.

Por Lu nuk e di që revanshi i krimit në vend nuk është i ngjashëm me atë të krimit në shumë vende të botës.

Lu, p.sh, nuk e di që shumë prej mediave të rëndësishme në vend nuk dhanë asnjë sekuencë nga videoja e Elbasanit; asnjë lajm alternativ për të, por u mjaftuan me deklaratën e policisë. Nuk e di që shumë prej emisioneve të rëndësishme as nuk e kanë zënë me gojë krimin dhe kërcënimin që vjen prej tij.

Lu nuk e di që për më shumë se dy javë të gjeje gazetarë që vijnë në studio për të folur për krimin e organizuar, në Tiranë apo Vlorë, Shkodër apo Elbasan, ishtë një ndërmarrje shumë e vështirë. Përgjigja ishte e thjeshtë: kemi frikë!

Lu nuk e di Don dhe gjithë paratë e paligjshme në këtë vend.

Lu e di, se nuk di që paratë kriminale po bashkohen në shumë sipërmarrje me paratë e biznesmenëve legalë dhe korrektë si pasojë e ndikimit të politikës!

Lu nuk e di, që krimi në Shqipëri nuk është i fshehur si në çdo vend të botës, por është në vitrinë. Mjafton të shkosh në ndonjë nga klubet e natës dhe lokalet e luksit për të parë paradën e bandave që harxhojnë milionat e paligjshme legalisht dhe me arrogancë ndaj atyre që jetojnë me punën e ndërshme. Mjafton të dalësh në rrugët e Bllokut për të parë sfilatën e makinave prej 250 mijë eurosh apo makinave të blinduara për ta kuptuar se ku jeton!

Lu nuk e di psh, që thuajse një vit e gjysëm më parë, kur nën presionin e mediave policia ndërmori një aksion anti drogë në lokalet e natës në Tiranë dhe bllokoi disa prej tyre, thuajse 1/4 e deputetëve të parlamentit i dërguan mesazhe pakënaqësie Ministrit të Brendshëm dhe shefave të policisë.

Lu nuk ka si ta di. Por Lu, foli, sepse për gjithë këtë që po ndodhte nuk po fliste askush. Asnjë reagim. Nuk po fliste as qeveria e thuajse nuk foli as opozita (Hiq postimet e Berishës në FB). Nuk po fliste as Ministri i Brendshëm, që për hir të së vërtetës gjithë këto kohë kam besuar se do të sillte një ndryshim në situatën e krimit në vend. Por qënkam gabuar!

Ka dy shpjegime për këtë heshtje:

Ose politika është e lidhur me krimin dhe nuk e lufton dot atë!

Ose Qeveria ka frikë prej tij!

Shpjegim tjetër s’ka!

Lu foli dhe kam shumë shpresë se e folura e tij do lëvizë diçka. 13 vjet e gjysëm më parë, kur Shqipëria ishte në të njëjtën situatë kritike, një tjetër Ambasador Amerikan, Xhejms Xhefri mbajti një fjalim tejet të ashpër në Tiranë. Ai ju drejtua kriminelëve me thirrjen: Baronë të drogës, ju njohim, e dimë ku jeni dhe do t’ju luftojmë!

Deklarata e Xhefrit ndryshoi thellësisht situatën në vend. Sot, shpresoj që deklarata e Lu – së të ketë një efekt edhe më të thellë. Sepse nëse politika shqiptare duket se ka kapitulluar, SHBA dhe partnerët tanë ende mund të ngjallin shpresë…

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: blendi Fevziudonald lu
Pas

Masakra në Las Vegas, Berisha dënon sulmin: Akt barbarie

Para

E papritur, Panuçi fton në kombëtare portierin e Kukësit

Para
E papritur, Panuçi fton në kombëtare portierin e Kukësit

E papritur, Panuçi fton në kombëtare portierin e Kukësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon qytetin e Mykolaivit, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, lëndohet i moshuari në Tiranë

Australia përfshihet nga reshjet e dëborës, moti i keq shkakton bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Sulmet me dronë në depon e naftës në Rusi, plagosen katër persona

Përshkallëzohen tensionet/ Zjarr i madh në depon e naftës pranë Soçit, pezullohen fluturimet, Rusia akuzon Ukrainën

Zuckerberg ndan vizionin për AI: Superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve!

Hetim ndaj ish-prokurorit Jack Smith, dyshohet për abuzim me pushtetin në hetimet ndaj Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.