E çuditshme dhe ka ngjallur shumë debat imazhi më i fundit i markës së njohur “Adidas”. Arvida Bystrom, 25 vjeçe, është një modele suedeze që prej vitesh përballet me iniciativa e provokime kundër paragjykimit gjinor.
Këtë herë ajo është përzgjedhur nga “Adidas” si imazh i fushatës publicitare “Superstar”, dedikuar “ikonave të së nesërmes”. Por ajo shfaqet e padepiluar te këmbët. Një trend i ri ky? Por është paragjykuar shumë në rrjetet sociale vetë modelja.
“Mendoj se feminizmi është një koncept kulturor. Çdokush mund të jetë feminile, të bëjë gjëra grash e ndoshta shoqëria pikërisht kësaj i trembet. Në rrjete sociale kam marrë shumë komente të mbushura me urrejtje dhe kërcënime për përdhunim në email. Nuk arrij as ta imagjinoj çfarë do të thotë të rezistosh në këtë botë pa pasur të gjitha privilegjet që kam unë”, u shpreh ajo. (J.V/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=elDe_kHYTb8