08:17 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Robert Elsie, një shpirt ”one-line”

10:53 | 03/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Robert Elsie, një shpirt ”one-line”

 Nga Luan Rama

E pashë ”on-line”: Robert Elsie ka vdekur! Dhe sa e pikasa këtë lajm, shkrova : ”Na iku dhe një shqiptar i madh!” … Një shqiptar? … Ju gaboheni zotëri! Robert Elsie nuk është shqiptar! Dhe unë menjëherë iu përgjigja atij zëri që nuk kuptoja nga më vinte: – ”Po zotëri, Robert Elsie është shqiptar si ti dhe si unë”.

Dhe menjëherë dola me një trisht në zemër. Eca nëpër Paris, në Parisin ku takoheshim me të sa herë vinte në Paris, pasi ai e donte shumë Parisin, edhe pse Shqipërinë e donte më shumë se gjithçka. Ishte ajo që e kishte mrekulluar, s’dihet si, s’dihet ku, ishte një lloj magjie që e kishte thithur të tërin dhe që jetës së tij i dha një drejtim krejt tjetër.

Një shqiptar i madh. Sigurisht, nuk gabohem, pasi prej dekadash ky intelektual i shquar do të jetonte me Shqipërinë, me historinë e shqipes, me historinë e letërsisë, me historinë dhe njerëzit, ata me zemër, ata që dinin ta bënin për vete. Vallë Shqipëria ishte një obsesion i tij? Jo, ishte një dashuri, një dashuri e madhe. Një nga ato dashuri ku hap krahët dhe harron për ti mbyllur, krahë që duan të pushtojnë gjithçka.

Ecja në Paris dhe përsëri Roberti. Ishim takuar në një kafene poshtë shtëpisë ku kishte vdekur Volter, kampioni i tolerancës njerëzore. Kishim bredhur nëpër Paris. Një vit tjetër kishim vizituar së bashku ekspozitën e Bujar Lucës në bulevardin Haussman. Kishim bredhur buzë Senës dhe kishim folur për ata albanologë që aq shumë i kishin dhënë Shqipërisë, për dorëshkrimet e vjetra dhe zbulimet e reja në lëmin e historisë dhe të dorëshkrimeve, pasi Roibert Elsie ishte një eksplorator jo i maleve, as i lumenjve, por i historisë që kanë bërë njerëzit dhe kanë shkruar kronikanët. Më tregonte i lumtur për inçizimet e tij në shqiptarët e Kosovës, veriut e jugut shqiptar, ndër shqiptarët e Greqisë. I lumturuar… më dërgonte me postë librat e tij, atë për historinë çame, për historinë e letërsisë, përkthimet e shumta letrare, albumet fotografike, gjithçka. Nganjëherë me kërkonte ndonjë të dhënë për udhëtarët franceze të shekullit XVIII-XIX për rubrikën e tij të famshme ”one-line” për historinë shqiptare dhe mbresat e udhëtarëve të huaj nga mugëtira e kohrave e deri në shekullin e XX. Një herë tjetër më kërkoi mbresat e udhëtimeve të konsullit francez Auguste Dozon në Shqipëri në vitin 1874. Ia dërgova frëngjisht dhe nga frëngjishtja e përktheu në anglisht duke plotësuar kështu dhe një tjetër «zë» në rubrikën e tij enciklopedike. Por Robert Elsie ishte një modest i madh dhe një bujar i madh. Më kujtohet kur më dërgoi albumin e madh për Shqipërinë dhe fotografitë e arkivit të “Albert Kahn” me fotografi të vitit 1913. U habita kur gjeta që krahas prezantimit të tij kishte vendosur dhe një shkrimin tim të shumë viteve më parë. Nuk mendonte asnjëherë të vinte në dukje vetveten, por gjithnjë mendonte për cilësinë e një shkrimi, vepre, kontributi. Asnjëherë nuk thoshte “unë”. Por projekti tjetër që do të realizonim bashkë për fotografitë e arkeologut Leon Rey në Shqipëri, nuk përfundoi. Ai mbeti i zhgënjyer nga puna e arkivit shtetëror dhe kjo e trishtoi. Roberti ishte pinjoll i perfeksionit dhe studjues i projekteve paralele, pafundësisht.

Ecja rrugëve të Parisit, ecja me mikun tim në mungesë dhe në kthim hapa ordinatorin duke rilexuar mesazhet e fundit të tij. Ishte Robert “one-line”. Një shpirt “one-line”. Imazhe shqiptare dhe tekste të panumurta “one-line”, një enciklopedi më vete “on-line” shkruar duke i paraprirë parakohës, duke shkuar shpejt përpara, sikur ta dinte se shumë pak kohë i kishte mbetur. Por gjithçka sot është “one-line”. A ekziston një shpirt “on-line”?…. Mjafton të hyni në internet për të njohur nga pranë këtë personazh të jashtëzakonshëm të historisë e kulturës shqiptare. Ai e dinte se kontributi i tij do të shtonte diçka në punën e kolegëve të tij shqiptarë për shkrimin dhe rishikimin e historisë shqiptare. Shpirti i Robert Etsie ishte shkëputur prej kohësh nga ai trup, të cilit i pëlqenin aq shumë shakatë dhe barcaletat shqiptare. Vallë e dinte që në Shqipëri, duhet të vdesësh që të të thonë “faleminderit”? Nuk e besoj… Shpirti tij tani egziston gjetkë duke u bërë i prekshëm dhe i pranishëm në miliona shqiptarë dhe njerëz të botës që duan të njohin diçka nga historia, kultura dhe letërsia shqiptare.

Etiketa: Luan Ramandahet nga jeta robert elsierobert elsieshuhet robert elsie
Pas

11 banesa të grabitura me thyerje, arrestohen 3 persona në Shkodër. Pjesë e grupit kriminal

Para

Nga Tahiri te Çako e Koni, të gjithë në një seancë do të dëshmojnë në gjyqin për Shullazin

Para
Nga Tahiri te Çako e Koni, të gjithë në një seancë do të dëshmojnë në gjyqin për Shullazin

Nga Tahiri te Çako e Koni, të gjithë në një seancë do të dëshmojnë në gjyqin për Shullazin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.