16:49 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kokëdhima: Projekti “1 miliard” i Ramës është rreziku i ri për Shqipërinë

14:10 | 03/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Pacienti humb jetën në QSUT, familjarët rrahin mjekët dhe infermieren”, Zgjidhja : Edi Rama nxit dhunën ndaj mjekëve

 

Kreu i “Zgjidhja” Koço Kokëdhima është shprehur se  projekti “1 miliard” i Ramës është rreziku i ri për Shqipërinë.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar i paralajmëroi shqiptarët se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i zi për ta si dhe paralajmëroi qeverinë që të mos e zbatonte projektin 1 miliard dollarë për koncesionet e saj. Qeverisja e Rilindjes nuk solli asnjë investim të vetëm të huaj në 4 vite, por ka bërë dhjetra koncesione, me miliarda të marra borxh që ua shpërndan biznesmenëve të saj. FMN-ja paralajmëron rreziqe të mëdha për vendin, nëse qeveria e tutkunëve do të shpërndajë 1 miliard dollarë të marra borxh për biznesmenët e oborrit të vet. Kjo qeveri do të zhysë në kolaps pagesat mjerane për shtresat më të pambrojtura, që marrin lekë sa për bukën thatë dhe nuk do të arrijë që të paguajë as pensionet, ndihmën ekonomike, rrogat e policëve, ushtarakëve, infermierëve apo të mësuesve. 
Rilindja ka shkatërruar deri në fund liritë ekonomike dhe politike. Askush nuk fiton dot punë me tender e në rrugë të ligjshme. Një grusht drejtuesish në kryeministri, ministra dhe kryetarë bashkish shpërndajnë të gjithë tenderat për sipërmarrësit që duhet të parapaguajnë sekserët e Ramës me 20 për qind të vlerës. Kështu janë tmerruar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin menduar se mund të investonin në Shqipëri duke ju kërkuar pjesë nga 20 deri në 50 përqind të investimit.”, shprehet Kokëdhima.

 Ai ka theksuar më tej se ekonomia është dështimi më i madh i Edi Ramës pasi çdo vendimmarrje e tij u frymëzua vetëm nga interesat e klientëve të pushtetit dhe u karakterizua nga paaftësia vrasëse.

“Kurrë ekonomia e Shqipërisë nuk është drejtuar në një mënyrë më idiote dhe të papërgjegjshme. ‘ZGJIDHJA e ka deklaruar që në mars se projekti “1 miliard” i Ramës është një aventurë tjetër shumë e rrezikshme. Rama do të marrë 1 miliard dollarë borxh të fshehur për buxhetin e shtetit, me interesa shumë të larta e të papranueshme, që do investohen në projekte pa leverdi ekonomike, nga kompani që do t’i fitojnë punët pa tendera. Ky borxh do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë në 10-15 vitet e ardhshme. Projekti “1miliard” do të fusë në kolaps bankat, sipërmarrjet dhe buxhetin e shtetit. 

ZGJIDHJA këmbëngul që ky projekt falimentimi të anulohet dhe refuzohet kategorikisht. Shqiptarëve nuk u kanë mbetur më as kohë dhe as para për të humbur. Rama është kohë e humbur dhe shkatërrim për vendin. Ai po e çon shtetin tonë drejt falimentimit të plotë.”, përfundon Kokëdhima. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: koco kokedhimaprojeki i ramesreagim
Pas

Ç’do ndodh me Barçën? Presidenti: Momente të vështira, mund të aplikohet për të luajtur në një ligë tjetër

Para

Carla Bruni-Sarkozi: “Unë dhe kitarja ime”. Ku gjendet sot gruaja e ish-presidentit francez

Para
Carla Bruni-Sarkozi: “Unë dhe kitarja ime”. Ku gjendet sot gruaja e ish-presidentit francez

Carla Bruni-Sarkozi: “Unë dhe kitarja ime”. Ku gjendet sot gruaja e ish-presidentit francez

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.