Ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, për të folur mbi situatën më të fundit në vend në lidhje me krimin, ka komentuar edhe deklaratat e ambasadorit amerikan ku tha se nëse qeveria nuk ju përgjigjet qytetarëve ata kanë të drejtë ta rrëzojnë.
Naço thotë se ambasadori amerikan i është referuar kushtetutës amendamentit të kushtetutës amerikane që në rast se një qeveri nuk i përgjigjet popullit ajo duhet rrëzuar.
“Kjo është nja nga amendamentet e kushtetutës amerikane që populli ta rrëzojë një qeveri që nuk i pqrgjigjet popullit, besoj kësaj i është referuar amabsadori në deklaratën e tij”, tha Naço.
Në lidhje me qeverinë ai tha se qeveria Rama është një qeveri dëshirash që nuk e ka luftuar krimin. (B.H/Shuplaka)