Nikollë Lesi i ftuar në “360grade”, në Ora News për të diskutuar në lidhje me situatën e krimit në vend dhe pas deklaratave të ambasadorit amerikan i cili tha se 4 klane dhe 20 familje që kontrollojnë krimin në vend, ka bërë një deklaratë të mjaft të fortë.
Lesi paralajmëroi se në mars do të ketë arrestime të politikanëve të korruptuar.
“Brenda marsit do të ketë arrestime të bujshme. Do të kërcasin prangat mbi çdo politikan të korruptuar. Shërbimet kanë ardhur po rregullojnë dhe sistemojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe do të ketë peshq të mëdhenj në pranga”, shprehet Lesi. (B.H/Shuplaka)