Dashi
Duhet të bëni më shumë lëshime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse përndryshe nuk do arrini dot të jetoni qetësisht. Edhe partneri/ja do mundohet të tolerojë më tepër. Beqarët do kenë një takim mbresëlënës kështu që duhet ta shfrytëzojnë ditën sa të mundin. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi.
Demi
Ditë e bekuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Beqarët nuk do përfitojnë aq sa duhet nga mundësitë që do ju jepen dhe do pendohen edhe vetë për këtë gjë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet sepse mund të përballeni me vështirësi.
Binjakët
Sot do e kuptoni më mirë se personi që keni në krah me të vërtetë është ideali për ju. Ai do iu ndihmojë për gjithçka që do keni nevojë dhe do ju bëjë të mos ndiheni kurrë vetëm. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të bëjnë ndonjë zgjedhje. Në planin financiar nuk do ketë surpriza të këqija.
Gaforrja
Duke folur hapur me partnerin/en dhe duke e toleruar më tepër njeri-tjetrin do mund t’i kaloni edhe ato pengesa të vogla që ju ishin shfaqur. Beqarët nga ana tjetër do iu kushtojnë më tepër rëndësi ndjenjave dhe do bëjnë çmos që ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Situata financiare do jetë mjaft e trazuar. Kujdes.
Luani
Nën ndikimi e fortë të Mërkurit ju do rivendosni komunikimin dhe bashkëpunimin në çift. Do arrini më në fund t’i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Beqarët do kërkojnë gjëra të pamundura, prandaj dëshirat nuk do mund t’iu realizohen. Në sektorin financiar duhet të tregoheni vigjilentë.
Virgjëresha
Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Tregohuni sa më realistë që të mundeni nëse nuk doni të përballeni me probleme. Beqarët edhe sot do e kenë të vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mos e humbni besimin, por bëni edhe pak kohë durim. Në planin financiar nuk mund ta përmirësoni dot buxhetin, kujdes.
Peshorja
Ata që kanë pasur disa debate të forta në çift kohët e fundit do kalojnë një ditë shumë të vështirë dhe me tension, ndërsa ata që kanë pasur një marrëdhënie të qetë, do përjetojnë emocione pozitive. Për beqarët Venusi do jetë planeti më i favorshëm dhe që do nxitë takimet interesante. Financat do jenë më të mira se disa ditë më parë.
Akrepi
Nëse ka kohë që marrëdhënia në çift po shkon më së miri, pse të mos mendoni sot për një bashkëjetesë? Të jeni të sigurtë se do ndiheni edhe më mirë dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Mos kini frikë nga përgjegjësitë. Beqarët do kenë takime të rëndësishme. Në planin financiar do mund të kryeni investime të rëndësishme.
Shigjetari
Falë ndikimit të Uranit dhe të Neptunit në jetën tuaj në çift, do kaloni momente të animuara pranë atij që dashuroni. Disa do mendojnë shpesh sikur janë në ëndërr. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe më në fund do ndihen të plotësuar. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi të cilat do ju marrin goxha kohë për t’u zgjidhur.
Bricjapi
Nëse jeni në një lidhje, nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni gjatë kësaj dite. Partneri/ja do iu mbajë pranë dhe do iu ledhatojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni me të vërtetë të dëshiruara. Beqarët nuk do dinë çfarë të bëjnë duke qenë se personat që do takojnë nuk do jenë në lartësinë e duhur. Urani do sjellë të papritura jo të këndshme në planin financiar.
Ujori
Çiftet do kalojnë një ditë shumë të mërzitshme dhe që mezi do presin që ajo të mbarojë. Partneri/ja as që do mendojë t’iu përkëdhelë apo t’iu mbajë pranë. Nëse jeni ende vetëm duhet të bëni akoma dhe më tepër durim gjatë kësaj dite. Në planin financiar do iu duhet të merrni vendime të mëdha. Do ia dilni mbanë.
Peshqit
Klima yjore do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe do e bëjë jetën tuaj në çift akoma më të bukur. Nuk do tundoheni aspak nga personat që do iu joshin. Beqarët do ritakohen me një ish të dashur dhe do e kuptojnë se ndiejnë akoma për të. Financat do jenë të shkëlqyera. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.