Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në plagosje me armë në fshatin Drizë të Fierit.
Harun Hoxha ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier. Fatmirësisht i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Firerit.
Ndërsa shtetasi Harun Hoxha pasi ka qëllur shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja dhe më pas është bërë e mundur kapja e tij nga ana e policisë.
DETAJET:
Plagos me armë zjarri një shtetas, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar i cili ishte larguar nga vendngjarja pas kryerjes së krimit. Në datën 03.10.2017, rreth orës 22:30, në fshatin Drizë, Fier, pas një debati për motive të dobëta, shtetasi Harun Hoxha ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Sh.K, 45 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi Sh.K ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Harun Hoxha pasi ka qëllur shtetasin Sh.K, është larguar nga vendngjarja. Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Harun (Fejzi) Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)