”Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga kryeministri është pastrim parash”, kështu ka shkruar që në 5 shkurt ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke e risjellë në kontekstin e ri: Pasi ka folur Fondi Monetar Ndërkombëtar.
”FMN dje tha të njëjtën gjë….”, thekson Manjani.
KOMENTI I PLOTË:
“Përshëndetje,
Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për t’i fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.
Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).
Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.
Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!
Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i rregjistron si boxh menjëherë.
Tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan denimit! Trafikantët e vërtëtë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.
Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe!
Tani duhet një projekt i tillë edhe për “t’u gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.
Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.
Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.
Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!
Si fillim nuk duhet të largohet FMN…”
Aktual,apo jo?!” (V.G/SHUPLAKA)