Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë i gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 krehëra dhe 100 copë fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Martin T., 34 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.P, 32 vjeçe, banuese në Divjakë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 2 krehëra dhe 100 copë fishekë. Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit” parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)