E dashura e agresorit të Las Vegasit nuk njihet vetëm si Marilou Danley. FBI-ja gjatë hetimeve të lidhura me çështjen e sulmit ka vendosur të bëj edhe një hetim mbi identitetin dhe jetën e gruas me të cilën Stephen Paddock jetonte.
Shkaku i këtij hetimit vjen sepse pikerërisht një javë para sulmit atentatori ka hedhir në një llogari bankare në Filipine 100.000 dollarë, vendi ku e dashura e tij kishte shkuar që prej datës 22 shtator.
Akoma nuk dihet emri në të cilën ndodhet llogaria bankare dhe e dashura e Paddock nuk është e akuzuar për krim. Sipas saj ajo ka udhëtuar me dëshirën e saj drejt SHBA-së për të pastruar emrin e saj. Por ajo çfarë autoritet i ka shtyrë që të bëjnë një hetim më të thellë rreth saj. Sipas raportit del që Marilou Danley ka qenë e martuar me dy burra në të njëjtën kohë dhe jetonte në adresa të shumëfishta në disa shtete të ndryshme dhe kishte dy identitete të ndryshme.
Të dhëna të verifikuara nga Newsweek, tregojnë se ajo ishte e martuar me Geary Danley në vitin 1990 dhe me Jose Bustos në vitin 1996 raporton “Daily Mail” Burri i parë Geary Danley, 76 vjeç, me të cilin ajo u divorcua në 2015 jeton në Arkansas.
Ndërsa divorci me burrin e dytë Jose Bustos nuk është ende i konfirmuar ka ngritur dyshime tek hetuesit që ajo mund të jetë ende e martuar . Në Kaliforni, ajo njihet me emrin Marilou Natividad-Bustosdhe figuron 55 vjeçe, ndërkohë që në Nevada ajo figurin si 62-vjeçarja Marilou Lou Danley. Ajo ka mbajtur edhe adresa të shumta të ndryshme si në Arkansas, Kaliforni, Florida dhe Tennessee dhe ka një vajzë e cila nuk jeton me të. E dashura agresorit po hetohet pasi 64-vjeçari Paddock derdhi $ 100,000 në Filipine para se të kryente vrasje masive.
(B.N/SHUPLAKA)