Gjatë një aksion të ndërmarrë për grupet kriminale, është arrestuar shtetasi Enea Bekteshi, i cili dyshohet se është pjesë e bandës “Çela” në Elbasan.Ai u arrestua në Cërrik nga skuadra e operacioneve speciale.
Operacioni u krye nën drejtimin e Krimeve të Rënda në Tiranë. Dyshohet që të ketë qenë në “Audin” që goditi mjetin e Gjergj Oshafit, zv/drejtorit të Policisë në Elbasan. Enea Bekteshit iu gjet një sasi lëndë narkotike.
Ky operacion vjen pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, ku ai tha se vendin e drejtojnë katër klane dhe 20 familje mafioze. (S.SH/Shuplaka)