Sipas Huffington post, ka disa lloje zënkash të cilat tregojnë se martesa mund të jetë në krizë, pra nuk është duke funksionuar në mënyrën e duhur.
1.Nuk duhet të ishim bashkë. Nëse mendoni më tepër në lidhje me gjërat negative që keni përjetuar bashkë, atëherë duhet të dini se nuk keni të ardhme të gjatë në këtë martesë, nëse gjërat pozitive kujtohen shumë rrallë duhet të kuptoni se keni filluar të distancoheni nga njëri-tjetri.
2.Më duket sikur jemi thjesht shokë dhome. Shumica e lidhjeve nuk funksionojnë nëse marrëdhëniet seksuale janë të rralla. Edhe pse lidhja nuk bazohet në këtë gjë nga anjëri prej partnerëve, kjo është shumë e rëndësishme për funksionimin e mirë të lidhjes.
3.Më vjen keq që mendon kështu. Kjo do të ishte një shprehje që pas një debati nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv, pasi do ta bënte tjetrin të ndihej i refuzuar.
4.Ti gjithmonë bën kështu/ ti asnjëherë nuk e bën këtë apo atë gjë. Sipas faqes Pernenat këto ishin shprehjet tipike të një lidhje në krizë.
5.Unë bëj pjesën më të madhe të gjërave. E dini se një lidhje shkatërrohet edhe nëse partnerët i shikojnë punët në shtëpi si detyrë e vetme e gruas? Këtë e shpreh një studim i vitit 2015 nga Universiteti Alberta. Pra nga gjëra “të vogla” krijohen probleme më të thella.
6.Përse largohesh gjithmonë ndërsa jemi duke diskutuar? Në momentin që një nga partnerët nuk është tepër i interesuar për të zgjidhur problemin, situata do të përkeqësohet edhe më shumë. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen dhe zbuten me anën e komunikimit.
7.Nuk kam më fuqi të luftoj. Website Pernenat tregon që në momentin kur zënkat marrin fund ka filluar edhe krisja e lidhjes. Këtë e konfirmon Amy Begel, terapiste e problemeve në familje. Sipas saj, pjesa më e madhe e divorceve ndodh pikërisht kur njëri prej partnerëve lufton dhe tjetri nuk e dëgjon, nuk ka dëshirë jo vetëm të komunikojë por as të zihet.