Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka folur në lidhje me bllokimin e Kuvendit nga ana e demokratëve. Spiropali thotë se Kuvendi ka rregulla dhe se PS-ja ska ndërmend të bjerë në batakun e sherreve.
“Ne nuk do hyjmë në batakun e sherrit dhe të llafeve. Ne erdhëm këti për të votuar Komisionin ashtu si ata e deshën.
Ata nuk kanë ardhur për komisionin po për sherr. Ne kemi problematika më madhore, kur perëndia të merr mendtë vetëm perëndia mund të ti kthejë”, u shpreh deputetja.
Ndërsa e pyetur pë deklaratat e forta të ambasadorit amerikan Donald Lu, ajo u tha gazetarëve se s’duhet të hidheshin degë më degë.
“Në qoftë se do hidheni nga dega në degë, nga deklaratat e ambasadorit Lu te deklaratat e kryeministrit Rama na duhet një seancë tjetër”, u shpreh Spiropali.
Duhet thënë se seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta mes PD-së dhe PS-së për faktin që Basha kërkonte që gjatë seancës së sotme të diskutohej në lidhje me Reformën Zgjedhore ndërsa PS nuk e pranoi këtë.
Situata është bërë edhe më e nxehtë për shkak se kreu i demokratëve Basha bllokoi foltoren dhe më pas Ruçi e përjashtoi nga seanca. Punimet e Kuvendit janë ndërprerë prej disa minutash, ndërsa demokratët shprehen të vendosur që nuk do ta lirojnë foltoren.
(E.K/SHUPLAKA)