Prej kohësh këngëtari Seldi Qaliu me Mimoza Shkodren kanë bërë publike dashurinë e tyre duke pohuar se ata tashmë janë në një lidhje. Çifti i ri tashmë është shfaqur edhe publikisht duke postuar foto në Instagram nga Zvicra, ku duken mjaft të lumtur përkrah njëri-tjetrit.
Kjo lidhje është komentuar dhe komplimentuar nga shumë fansa të tyre por nuk dihet nëse edhe nëna e Seldit është dakort me këtë lidhje.
Këto dyshime dalin pasi Monda Gjini ende mban në rrjetin e saj Facebook foton ku është e pranishme ish e dashura e Seldit.
(B.N/Shuplaka)