09:08 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Akademia e Sigurisë, shpallen 100 studentët fitues

19:07 | 05/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Akademia e Sigurisë, shpallen 100 studentët fitues

Janë shpallur 100 studentët fitues për pranim në Akademinë e Sigurisë të dalë përmes një procesi monitorimi dhe vlerësimi.

Interesi për të ndjekur Akademinë e Sigurisë ishte i lartë. Në fazën e parë u rregjistruan 563 aplikantë, nga të cilët u kualifikuan 291 prej tyre.

Komisioni i Vlerësimit të Rezultatit shpalli listën fituese me 100 konkurentë, që u renditën të parët në të dy fazat e konkurimit. Në fund të studimeve 3-vjeçare, studentët e diplomuar gradohen ‘Nënkomisar’ në strukturat e Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI:

Përmes një procesi transparent dhe të monitoruar, si gjatë zhvillimit të testimit dhe të korrigjimit me skantron, u zhvillua konkurimi për pranimin në Akademinë e Sigurisë.

Në përfundim të këtij procesi u shpallën 100 studentët fitues, të cilët do të ndjekin ciklin e studimeve bachelor.

Pyetjet e testit u hartuan nga një komision i posaçëm, nga pedagogë të Akademisë së Sigurisë.

Testi përmbante pyetje alternative dhe korrigjimi i tij u bë sipas procedurave standarde të korigjimit elektronik, me skantron menjëherë pas përfundimit të testit.

Në funksion të zhvillimit të një procesi të hapur, të drejtë, të paanshëm dhe transparent, duke marrë në konsideratë diferencën e ngushtë të konkurentëve që u kualifikuan në fazën e parë, u vendos që edhe faza e dytë, ajo e testit psikologjik të zhvillohej me shkrim dhe e monitoruar për të shmangur subjektivizmin.

Rezultatet e testimit u shfaqën në mënyrë automatike, në sallën ku u zhvillua testimi dhe në praninë e gjithë aplikantëve.

Interesi për të ndjekur Akademinë e Sigurisë ishte i lartë. Në fazën e parë u rregjistruan 563 aplikantë, nga të cilët u kualifikuan 291 prej tyre.

Komisioni i Vlerësimit të Rezultatit shpalli listën fituese me 100 konkurentë, që u renditën të parët në të dy fazat e konkurimit. Në fund të studimeve 3-vjeçare, studentët e diplomuar gradohen ‘Nënkomisar’ në strukturat e Policisë së Shtetit.

Kjo është hera e parë që pranimet në Akademinë e Sigurisë, në të gjitha fazat u zhvillua me shkrim dhe korrigjimi u krye në mënyrë elektronike. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: 100 studentet fituesakademia e sigurise
Pas

Basha dhe deputetët e PD-së rrethojnë foltoren, Ruçi tregon arsyet pse nuk thirri Byronë e Parlamentit për masa më të ashpra

Para

U përjashtua nga Kuvendi, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD-së

Para
U përjashtua nga Kuvendi, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD-së

U përjashtua nga Kuvendi, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.