Aleks Hajdari, ish drejtori i Policisë së Elbasanit, Iiftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakpi, ka deklaruar se fisi Çapja gjatë kohës kur ai ishte në detyrë në Elbasan nuk kanë qenë të përkëdhelur.
Ai tha se nuk ka dijeni nëse fisi Çapja ka lidhje me politikën.
“Unë për periudhën që kam qenë drejt i policisë në 2009 ka qenë vit zgjedhor, por skam dijeni që fisi Capaj ka qenë i përkëdhelur, por ka qenë në mbikëqyrjen e vazhdueshme. Ka pasur kontrolle për arsye dyshimi dhe provat janë çuar në Prokurori. Flas për kohën time. Ka qenë periudhë zgjedhore, dhe nuk di që fisi Capaj të ketë pasur lidhje me politikën”, tha ai. (B.H/Shuplaka)