Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” është shprehur se ka besim tek kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë që ky vend të qeverisej nga krimi i organizuar.
“Unë kam besim te z.Basha sepse besoj që nuk do të pranonte kurrë që ky vend të qeverisej nga krimi i organizuar. Këtu mendoj se z.Basha mendon që fëmijët e tij ti rrisi në Shqipëri”, tha ajo.
“E para njëherë, unë besoj te z. Basha. Pse besoj te z. Basha? Besoj te ambicia që ka ai për të ardhur në pushtet. E dyta, besoj dhe nuk do të dëshiroja ta besoja kurrë se sido që të vijë ai ia ka me hile vetes së tij, pavarësisht se mungesa e eksperiencës në politikë dhe mungesa e eksperiencës me Edi Ramën e bëri që të krijonte probleme për veten e tij në zgjedhjet e 25 qershorit, unë mendoj që është në të njëjtin pozicion siç ishte Ilir Meta në 2007 kur Edi Rama e përdori LSI-në për të marrë mandatin dhe pastaj bëri gjithë atë furtunën e ndryshimeve kushtetuese brenda 24 orëve në natën e errët”,përfundoi ajo. (S.SH/Shuplaka)