Policia në Shkodër sot prangosi në flagrancë 25-vjeçarin Blerim Harusha, i dyshuar si shpërndarës kokaine. Pas arrestimit të tij me 15 doza kokaine me vete, por policia ka bërë kontrolle edhe në banesën e tij që kishte me qera te ura Dervishbeg.
Pas kontrollit shefi kundër narkotikëve në policinë e Shkodrës, Dedin Gjetaj, në një prononcim për mediat pas kontrollit në banesë tha se shtetasit Blerim Harushaj i janë gjetur 105 doza me drogë në total, 4 në pedonale dhe 101 në shtëpi.
(B.H/Shuplaka)