20:05 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

7 zakone të çuditshme të japonezëve që nuk i njohim

13:33 | 06/10/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
7 zakone të çuditshme të japonezëve që nuk i njohim

Në kulturën japoneze mund të gjejmë një pafundësi zakonesh kurioze që mund të na habitin. Disa mund të na pëlqejnë, disa jo, disa janë të rralla dhe disa nuk janë aq interesante sa të mund t’i importojmë në kulturën tonë.

Përpikmëri ekstreme. Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit me 10 min vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpiktë, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen  e mbyllen në orar.

Hanë oriz për të festuar. Kanë një zakon që hanë një oriz shumë të veçantë, kur u ndodh diçka e mirë. Ky oriz quhet Sekihan dhe është një pjatë me oriz dhe fasule të kuqe. Shërben për të festuar arritjet personale dhe akademike, diplomime, shtatzani, plane martese, deri edhe tek rritja e fëmijëve. Mund t’ju duket e çuditshme, por kur vajzat kanë ciklin e parë menstrual, nënat u përgatisin këtë ushqim për t’i përgëzuar për rritjen, nga ana tjetër edhe djemve kur fillon u del mjekra. Që këtej vjen shprehja Sekihan ni shiyou- më gatuaj një sekihan, kur dikujt i ndodh një gjë e mirë. 

Pohojnë në telefon. Shumëkush e di se në Japoni është e natyrshme që njerëzit të përkulen, por dhe kur bashkëbisedojnë pohojnë me kokë si për t’i dhënë të kuptojë tjetri që po e dëgjon. E çuditshme është kur e bëjnë duke folur në telefon. Nëse shihni një japonez që përkulet kur flet në telefon me shefin, mos u habisni.

Përshkruajnë sa i mirë është ushqimi. Është zakon i përditshëm në Japoni. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe ndërsa hanë shprehen sesa i shijshëm është. E thonë disa herë sa duket sikur po provojnë ushqimin më të shijshëm të jetës së tyre. E përshkruajnë me detaje shijen si ekspertë kulinarësh.

Rrëfejnë histori tmerri për t’u freskuar. Në Japoni ka një zakon të rrallë, ai i të rrëfyerit të përrallave të frikshme në verë, qoftë mes miqsh, qoftë mes familjarëve. Rrëfejnë për t’u dridhur nga frika që të harrojnë të nxehtit. Është një zakon i përditshëm dhe në verë shfaqin filma horror në televizione.

Pastrimi i klasave. Në Japoni nxënësit pastrojnë klasat, korridoret dhe banjot e shkollës. Kjo është një formë e bashkëpunimit në grupe dhe respekt për vendin ku studiojnë. Është e njëjtë në të gjitha ambientet edukative, në sallat e arteve marciale etj. Është një leksion mbi disiplinën.

Shefi paguan pothuaj gjithçka. Në Japoni janë të zakonshme ato që quhen Nomikai, mbledhjet e shefit me vartësit në bare pas pune. Pas një dite të lodhshme shkojnë në një Izakaya- bar tradicional, ku darkojnë dhe pinë së bashku alkool. Pas qefit duhet paguar, por vartësit kanë një rang më të ulët dhe rroga është e vogël, kështu që paguajnë një sasi të vogël, ndërsa shefat paguajnë pjesën më të madhe të faturës./Bota.al

 

 

 

 

Pas

Libreza Shëndetësore, çfarë lehtësie kanë prindërit për rregjistrimin e fëmijëve në shkolla dhe çerdhe

Para

Ambasadori italian bie ndesh me deklaratat e Lu-së: Krimi nuk ka lindur në Shqipëri, ekziston në gjithë botën

Para
Ambasadori italian bie ndesh me deklaratat e Lu-së: Krimi nuk ka lindur në Shqipëri, ekziston në gjithë botën

Ambasadori italian bie ndesh me deklaratat e Lu-së: Krimi nuk ka lindur në Shqipëri, ekziston në gjithë botën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.