06:54 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Viktor Orban akuza BE-së: Po zbaton planin e Soros për refugjatët

16:22 | 06/10/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Viktor Orban akuza BE-së: Po zbaton planin e Soros për refugjatët

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë  se Bashkimi Evropian në çështjen e refugjatëve po zbaton planin e përgatitur nga biznesmeni hebre me origjinë hungareze George Soros, shkruan Anadolu Agency.

Viktor Orban këto deklarata i ka bërë ë radion shtetërore Kossuth Radio të Hungarisë ku ka folur për çështjen e refugjatëve.

Orban tha gjithashtu se hungarezët mund ta kundërshtojnë këtë duke marrë pjesë në fushatën e solidarizimit kombëtarë të nisur nga qeveria pak kohë më parë.

Ai ka thënë se BE është nën ndikimin e Sorosit.

“Geroge Soros ka blerë njerëzit dhe organizatat. Edhe Bruksel ndodhet nën ndikimin e tij. Dëshirojnë që të fusin miliona refugjatë në Evropë duke shembur gardhet e telave dhe këto refugjatë ti shpërndajnë në mënyrë të detyruar. Dhe ata që nuk e pranojnë këtë dëshirojnë t’i ndëshkojnë.”

Qeveria hungareze akuzon Sorosin se nëpërmjet financimit të organizatave të shoqërisë civile ka transferuar në Evropë afërsisht 1 milionë refugjatë në vit.

Gjithashtu kryeministri i Hungarisë edhe në një deklaratë të bërë më parë ishte shprehur: “Soros në një mënyrë të fshehtë nëpërmjet institucioneve të tij ofron mbështetje financiare për migrimin ilegal. Sipas politikës së Soros-it për migrimin çdo vit në BE duhet të transferohen 1 milion refugjatë. Komisioni i BE-së, George Soros dhe institucionet civile sulmojnë Hungarinë për rregulloren e saj për emigrantët, për heqjen e gardhit me tela në kufijtë e Hungarisë dhe dëshirojnë lejimin e hyrjes në vend të emigrantëve të paligjshëm.”

Kujtojmë që Hungaria ishte ndër të parat vende që kundërshtoi politikën e BE-së për refugjatët duke thënë se nuk do bëhej pjesë e këtij projekti për shpërndarjen e emigrantëve sipas kuotave. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: George Sorosviktor orban
Pas

Presidenti Meta i jep gradën “Ambasador” diplomatit të karrierës, Ilir Boçka

Para

”Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë, vret biznesin e vogël”

Para
”Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë, vret biznesin e vogël”

''Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë, vret biznesin e vogël''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.