Pas Ronaldos një tjetër futbollist po has probleme me drejtësinë. Ai është portugezi Rikardo Karvaljo i cili është dënuar nga gjykata spanjolle për fshehje të taksave.
Ish-mbrojtësi i Çelsit dhe Realit të Madridit është shpallur fajtor dhe u dënua me 7 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 140 mijë eurosh.
Gjithsesi, mbrojtësi që aktivizohet në radhët e Shangai SIGP në Kinë, do t’ia hedhë paq vetëm me pagimin e gjobës, pa qëndruar asnjë ditë pas hekurave, pasi ligji spanjoll thotë se për dënimet nën 2 vite për krime jo të dhunshme, të dënuarit i shpëtojnë dënimit me burg, nëse nuk kanë dënime të tjera të mëparshme.
(S.SH/Shuplaka)