Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për herë të parë pas humbjes me Spanjën,, duke thënë se skuadra e tij krijoi pesë raste por që nuk i shfrytëzuan.
Sipas Panuçit në një intervistë për TVSH, jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.
“Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë patëm pesë raste për të shënuar”, tha Panuçi.
Kuqezinjtë tanë janë munduar të luajnë duke i’u afruar shpesh portës se Spanjës duke e rrezikuar seriozisht portën spanjolle ku Sadiku goditi dhe shtyllën, por pa mundur të shënojë.
Baraspesha mes Shqipërisë dhe Spanjës për sa i përket rezultatit ka zgjatur vetëm 15 minuta. Spanjollët në minutën e 16-të kanë shënuar duke kaluar në avantazh.
Për vendasit ka shënuar Rodrigo i cili pasi mori një top nga Isco, me mbrojtësin kuqezi në shpinë arriti të godasë në portë duke mos i lënë ndonjë mundësi Berishës.
Por spanjollët nuk janë mjaftuar me kaq pasi në minutën e 24 ka shënuar vetë edhe mesfushori Isco ndërsa pët të mbyllur llogaritë me kuqezinjtë ka menduar Thiago Alcantara i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga e djatha.
Shqipëria tani do të presë Italinë e cila ka dështuar sonte të fitojë ndaj Maqedonisë pasi ka barazuar me rezultatin 1-1. Italia kishte humbur ndaj Spanjës me rezultatin 3-0 po aq sa kombëtarja jonë.(S.SH/Shuplaka)