Zbardhet dëshmia e Enea Bekteshit në Gjykatë, i cili është i arrestuar për goditjen e makinës së policisë në Elbasan në derën e tregut Agro ushqimor.
Ai ka pranuar se ka qenë ai që ka drejtuar ‘’audin”, ndërsa thotë se nuk ka pasur si qëllim goditjen e makinës së policisë.
“Kam qenë unë shofer i “Audit”. Nuk kam dashur të godas makinën e policisë. “Golfi” po ecte mbrapa. Doja të hyja në treg, makinat nuk kishin shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma. I dhashë gaz makinës pasi dëgjova të shtënat.
Droga ka qenë e imja, pasi jam konsumator. Policët mund të më kishin vrarë në ato momente, pasi kam dëgjuar vetëm të shtënat”, ka thënë ndër të tjera Bekteshi.
(E.K/SHUPLAKA)