Një 38-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje kokaine.
Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës. Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
‘’Shuplaka” mëson se personi i arrestuar i detyronte vajzat kundër vullnetit të tyre për të prostituuar, madje në disa raste pre e këtij veprimi ishin vajza që fillimisht kishin lidhje dashurie me të.
DETAJET E POLICISË:
Finalizohet operacioni i koduar ”Postieri”. Operacioni nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P.Durrës. Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike “Kokainë” në lokalet e natës.
Sekuestrohen Kokainë, një automjet dhe telefona celularë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Hektor Psatha 38 vjeç , banues në Durrës. Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit. Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris; • 2 telefona celularë. Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)