Pas shpalljes së rezultateve të 25 qershorit ku ai nuk arriti të futet si deputet në Kuvend, edhe pse partia të cilën e drejton mori rreth 20 mijë vota, Ben Blushi ishte zhdukur nga skena politike, por edhe mediatike.
Për kreun e LIBRAS-s nuk kishte munguar interesimi, ku shkoi?, çfarë kishte ndërmend të bënte pas zgjedhjeve të 25 qershorit? Jo vetëm pyetje por kishte edhe vërejtje. Analisti Fatos Lubonja pyeste se ku është tani Blushi për të folur për korrupsionin apo krimin, duke lënë të kuptohet se fjalët e tij para fushate ishin thjeshtë për zgjedhje.
Por mesa duket Ben Blushi nuk ka vonuar. Ai është shfaqur sot në Tiranë me Blendi Fevziun duke konsumuar një kafe.
Mbase është një sinjalë se së shpejti do t’i bëjë publike atë se çfarë do të bëjë në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. (B.H/Shuplaka)