Pas përmendjes së tij nga kryeministri, edhe pse pa emër, se ishte një këngëtar i punësuar në Agjencinë e Burimeve Natyrore, reagon Klajdi Musabelliu.
Ai i tregon Ramës diplomën në Shkenca Komunikimi dhe thotë se më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi.
“Unë këngetar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar”, shkruan Musabelliu në reagimin e tij.
Ashtu siç theksuam edhe në shkrimin e pak minutave më parë kryeministri Rama pa verifikuar në asnjë moment shkollimin e Klajdit e përgojoi atë në lidhje me punësimin në agjenci.
Vetë Klajdi sqaron se ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë nga kjo agjenci, duke iu përkushtuar me kohë të plotë pasionit të tij për artin.
(E.K/SHUPLAKA)