Në Maliq policia ka arrestuar dy punonjës të një firme ndërtimi, ku njëri prej të cilëve kishte kryer vjedhjen e naftës në një karburant, ndërsa tjetri u kap duke e transportuar. Nga policia u sekustrua një sasi prej 280 litra naftë.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
- Aleksandër Shkëmbi, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë dhe
- Julian Muçollari, 25 vjeç, banues në fshatin Poçestë, (të dy punonjës në një firmë private ndërtimi).
Më datë 07.10.2017, në Maliq, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Julian Muçollari, duke transportuar me mjetin e tij kamionçinë tip “Ford”, një sasi karburanti prej rreth 280 litra (naftë), e cila rezulton se është vjedhur tek firma private nga shtetasi Aleksandër Shkëmbi.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Julian Muçollari, duke patur dijeni për faktin e mësipërm, ia ka blerë sasinë e naftës shtetasit Aleksandër Shkëmbi.
Nga ana e Policisë, po kryhen hetime nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si edhe po punohet për dokumentimin e plotë të saj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 135 dhe 287/b të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)