Nga policis matteze është shpallur në kërkim një 24-vjeçari shqiptar për grabitjen e armatosur të një dyqani bizhuterish.
I riu ka pasaportë shqiptare dhe është identifikuar si Ramazan Hysa. Policia ka bërë apel ndaj kujtdo që ka informacion të njoftojë edhe anonim nëpërmjet numrave 119/ 21 224001 ose Distriktin Sliema në 2294 3351.
Si ndodhi grabitja:
Gjatë grabitjes së të enjtes, shitësi i dyqanit dhe një punonjës sigurie në kompleksin e Tigne, Sliema u sulmuan nga dy hajdutë me armë. Ndërkohë tvm.com.mt të premten raportoi se Policia po merr masa për të parandaluar të dyshuarit të largohen nga Malta. Dy persona të enjten vunë në shënjestër një dyqan bizhuterish të Diamonds International, duke u larguar me bizhuteri me vlerë mijëra euro. Ata ishin të armatosur me shotgun dhe sëpatë.
Ata kishin vënë maska dhe paruke dhe u larguan me një makinë të bardhë, të cilën e braktisën në Gzira dhe vijuan arratisjen me biçikletë.