14:47 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

MOTI I KEQ/ Makina del nga rruga në Kukës, dy persona humbin jetën

18:15 | 08/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
MOTI I KEQ/ Makina del nga rruga në Kukës, dy persona humbin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Nimçë në Kukës. Ku dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se drejtuesi i automjetii tip “Benz” humbi kontrollin dhe doli nga rruga për shkak të lagështisë.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Mustafa Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ramadan Koboçi, 50 vjeç.

Ndërkohë, djali i mitur 11 vjeç, që gjithashtu udhëtonte në automjetin tip “Benz” që doli nga rruga, mësohet se nuk ka marrë dëmtime serioze dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Benz’. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri, shtetasi R.K., 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës shtetasi Xh.H., 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K., 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, s’ka probleme për jetën”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor të ngritur nga Policia e Kukësit mësohet se shkak i aksidentit ka qenë moti i keq, pasi lagështira është bërë shkak që drejtuesi i automjetit të humbë kontrollin dhe për pasojë të dalë nga rruga.

Por, pavarësisht kësaj, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i automjetit të ketë qenë duke udhëtuar tej normave të shpejtësisë apo ndonjë shkak tjetër që solli aksidentin e rëndë me dy viktima dhe dy të tjerë të plagosur.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: aksidentKukesmoti keq
Pas

FOTO/ Lanë Portokalllinë, ja ku do t’i shohim këtë sezon Erionin dhe Besin

Para

Rama mbledh kabinetin qeveritar: Vizoni juaj të udhëheqë skuadrën tuaj

Para
Rama mbledh kabinetin qeveritar: Vizoni juaj të udhëheqë skuadrën tuaj

Rama mbledh kabinetin qeveritar: Vizoni juaj të udhëheqë skuadrën tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

Zjarr në Sheqisht të Patosit, fakët shpërthejnë gjatë bashkimit të tubave plastikë

Britania organizoi fluturime Çarter nga Izraeli për evakuimin e qytetarëve të saj

Tiranë | Finalizohet operacioni “Informaliteti”, bllokohet një karburant në Paskuqan

Berisha: Po dokumentojmë farsën zgjedhore, protestat do nisin në Shqipëri dhe jashtë vendit

Tragjedi në Itali: 46-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes me makinë

Berisha publikon dëshmi për manipulimin e votave të diasporës: “Një proces i kontrolluar fund e krye”

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.