Kryeministri Edi Rama ka publikuar ‘Komunikimin Javor’, ku dhe ka mbledhur kabinetin qeveritar.
Rama u shpreh asnjëherë më parë qeveria nuk ka pasur skuadra si këto që janë krijuar. Po ashtu ai u bëri apel ministrave dhe zv. ministrave që vizioni i tyre të udhëheqë skuadrën.
“Nuk është bërë selkesion si këtë herë për ministrat. Asnjëherë më parë qeveria nuk ka pasur skuadra si këto që kemi krijuar. Ne shkuam përtej kufijve politikë dhe partiakë. Asnjëherë më parë anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kanë pasur në tavolinë e tyre një rreth njerëzish siç do kenë për 4 vite. Jemi vetëm tek premisa e mirë që kërkon vullnet të madh nga ministrat dhe nga çdo zëvendës e tyre për të punuar në skuadër. Tradita është kundër delegimit real të përgjegjësive tek ministrat. Prandaj bëni të mundur që vizoni juaj të udhëheqë skuadrën tuaj. Çdo hap duhet të na udhëheqë parimi”, u shpreh Rama.
(S.SH/Shuplaka)