07:26 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është artistja e talentuar kosovare që sjell këngë të vjetra për gratë, e fymëzuar nga nëna e saj

15:41 | 09/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është artistja e talentuar kosovare që sjell këngë të vjetra për gratë, e fymëzuar nga nëna e saj

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur kosovare Fatime Kosumi ka bërë prezantimin e librit të saj “Palinë”, një publikim që përmban 5 këngë të përkthyera në anglisht si dhe foto video të fotografit Jetmir Idrizi.

E njohur si Andrra, këngëtarja ka realizuar filmin dokumentar “Kangë e Defa”  në bashkëpunim me Vincent Moon.

Filmi dokumentar “Kangë e defa” është një eksplorim i këngëve rapsodike të shtetit më të ri në Ballkan. Një udhëtim poetik, një kolazh historishë, karakteresh dhe muzike.

Po nga lind gjithë ky frymëzim i atristes për ti kënduar grave. As më pak dhe as më shumë nga historitë e rrëfyera nga nëna e saj.

Vetë Andrra ka rrëfyer se nëna e saj nuk ka shkuar në shkollë dhe se me babanë e saj ishte njohur vetëm në momentin që ishin martuar, në dhomën e gjumit. Për më tepër na e tregon atë çka ka thënë atristja Gresa Hasa në rreshtat më poshtë. 

“Nëna ime nuk u dërgua kurrë në shkollë. Përderisa tezet e mia u dërguan për një vit apo dy, dërgimi i saj në shkollë nënkuptohej si humbje e forcës punëtore pasi që ajo ishte anëtarja më e zellshme e familjes. Deri në moshën 14 vjeçare ajo kishte mbledhur aq shumë para sa që ka qenë ne gjendje ta blejë një shporet për shtëpinë familjare. Ajo ishte fëmija i tretë në një familje me shtatë fëmijë. Kur motrat e mia dhe unë e kemi pyetur nënën time se ku dhe si e ka njoftuar babain tim, ajo është përgjigjur, “Në atë moment kur ka hy n’dhomën e fjetjes”.

E kishin martuar në moshën 17 vjeçare dhe ajo e takoi babain tim për herë të parë kur e dërguan në dhomë në natën e martesës. Madje edhe në ditën e martesës ajo nuk kishte ditur se cili nga burrat do të ishte bashkëshorti i saj. U fejua kur i kishte pasë katërmbëdhjetë dhe e kuptoi këtë ditën kur shporeti të cilin e kishte blerë për familjen e saj po transportohej.

Tezja e saj ishte në vizitë atë ditë dhe kur nëna kishte arritë në shtëpi të gjithë ia kishin ngulë sytë dhe tezja ia kishte plasë vajit. Duke e pasur të pamundur të kuptojë tensionin emocional i cili po mbizotëronte, nëna kishte pyetur se çka ka ndodhur dhe tezja i kishte treguar, “T’kanë feju!”. Nëna nuk e ka kuptu se çka nënkupton ajo punë, po kjo nuk e ka ndalë tezën e saj nga çirrjet, “Po të isha në vendin tond, nuk ja kisha jep shporetin!”.

Nëna ime e kujton këtë sekuencë me humor. Procesi i rishikimit të jetës tënde është pa dyshim terapeutik dhe mua më kujtohet si vajzë e vogël kur nëna ime është mundu me na tregu rreth përvojave të saja dhe ndonjëherë kur motrat e mia dhe unë nuk i kushtonim vëmendje ajo thoshte me vete, “Me pasë mësu me shkru, kisha shkru historinë teme.”

Në 2014 kisha vendosur të udhëtoj në regjione të ndryshme të Kosovës të hulumtoj dhe dokumentoj rapsodin e kënduar nga gratë e fshatrave, të cilat tregojnë histori jetësore ngjashëm me ato të nënës time.

Rezultati ishte një dokumentar i shkurtër “Këngë e Defa – Rapsodi i Femrave nga Kosova”. Po ashtu fillova të lexoj librat e Anton Çetës, profesor dhe studiues i folklorit. Nga viti 1953 deri në 1987 ai kishte botuar 16 libra me folklorin që kishte mbledhur, përfshi këtu edhe përrallat, mitet, baladat, legjendat dhe tekste të këngëve nga të gjitha regjionet shqipfolëse. PALINË është një përzgjedhje e teksteve që i kam zbuluar në këtë rrugëtim.

Ky është vetëm një fragment nga historia e nënës sime dhe i shumë grave rreth e përqark globit të shkëputura nga shkrim-leximi në pamundësi ta shkruajnë historinë e tyre përveçse përmes këngës”, tregon Fatime Kosumi, Andrra.

Ajo ka qenë dje e pranishme në Tiranë ku ka prezantuar dhe projektin e saj, ndërsa ka performuar dhe disa nga këngët ”Live” për publikun që e ndiqte nga afër. 

(E.K/SHUPLAKA)

https://www.youtube.com/watch?v=Lv2XNgZtlkw&feature=youtu.be

Etiketa: artistjafatime kosumikengetarja
Pas

“Kompromis me opozitën”, Basha i përgjigjet Ramës: E ke zgjedhur rrugën tënde me kë të bësh kompromis

Para

Rikthimi i Elhaida Danit nxjerr në pah inatet e vjetra, si e injoron Ledri Vulën dhe Dalinën

Para
Rikthimi i Elhaida Danit nxjerr në pah inatet e vjetra, si e injoron Ledri Vulën dhe Dalinën

Rikthimi i Elhaida Danit nxjerr në pah inatet e vjetra, si e injoron Ledri Vulën dhe Dalinën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.