19:27 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish-Drejtori i AKU-së përgënjeshtron Ramën: I kanë dhënë informacione dhe këshilla të gabuara

17:44 | 09/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-Drejtori i AKU-së përgënjeshtron Ramën: I kanë dhënë informacione dhe këshilla të gabuara

Dritan Sejko, ish-drejtori i AKU-së, shkarkuar pak ditë më parë nga Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit.

Rama urdhëroi inspektorët të mos vënë gjoba pa i argumentuar si duhet, pasi në të kundërt kush vendos gjoba do të ikë nga puna.

Sejko thotë se Rama dhe ministri Niko Peleshi kanë informacione dhe këshilla të pasakta, arsyet e të cilave i ka përmbledhur në 4 pika kryesore.

Reagimi i ish- drejtorit të AKU: 
Pas deklaratave te Kryeministrit Rama dhe Ministrit Peleshi, jam plotesisht i bindur qe kane informacione dhe keshilla krejtesisht te pasakta, per arsye qe po mundohem t’i them shkurtimisht.
1-Kontrolli ne dogana nga AKU eshte nje praktike qe e ka cdo vend i pavarur ne kete planet. (Ne qofte se nuk do kishte kontroll ne dogana me rastin e skandalit te mishit te Brazilit, Shqiperia do kalonte ne kolaps te sigurise ushqimore e per rrjedhoje ne kolaps te sigurise kombetare).
2-Persa i perket gjobave qe ka vene AKU, po ju rikujtoj nje statistike te publikuar se fundmi te sezonit turistik ku jane bere rreth 3000 inspektime nga te cilat jane vene rreth 20 gjoba dhe jane kryer afro 900 paralajmerime, cka do te thote qe synimi ka qene sensibilizimi dhe informimi i biznesit dhe jo ndeshkimi. (Ndoshta kjo info nuk i ka shkuar Ministrise nga keshilltaret?!)
3-Per therjet ne rruge AKU ne baze te ligjeve ne fuqi nuk ka asnje te drejte ligjore me shume se cdo qytetar i Republikes se Shqiperise, pra te njoftoje Policine e Shtetit dhe ate Bashkiake. (Gje e cila eshte bere vazhdimisht).
AKU aktualisht eshte e pafuqishme te veproje ne qofte se nuk ndryshon baza ligjore dhe nuk mbeshtetet nga Qeveria me infrastrukture ndihmese. (AKU neper drejtori rajonale nuk ka asnje mjet transporti, drejtoria e pergjithshme e disa drejtori rajonale ushtrojne aktivitetin ne kushte te mjerueshme pune).
4- Persa i perket pajisjeve laboratorike te pavena ne pune, do te doja t’i sillja ne vemendje Kryeministrit qe i kane dhene informacion absolutisht te pavertete. (Ndoshta “informuesit” i referohen pajisjeve laboratorike te trasheguara ne dekada nga drejtorite e bujqesise qe kane po aq kohe qe jane jashte funksionit per efekt amortizimi.) Pa dashur te zgjatem me, uroj qe vemendja e Qeverise ndaj AKU-se te mos mbetet vetem ne pjesen e propagandes, por te jete reale, sepse pavaresisht se pjesen me te madhe te mandatit te kaluar drejtimin e AKU-se e ka patur vete partia e Kryeministrit, prape se prape nuk ka patur fare vemendjen e Qeverise.
“Te pakten nje pune te mire e paskemi bere, e kemi bere AKU-ne çeshtje Kombetare ashtu sic e meriton te jete ne fakt!” AKU, qe te funksionoje ashtu si i ka hije nje institucioni te nje Shteti qe aspiron te jete pjese e vendeve te Bashkimit Europian, ka nevojen e mbeshtetjes reale te Qeverise se vet, por edhe te te gjithe qytetareve te ketij vendi. Uroj dhe shpresoj qe kjo te ndodhe realisht!

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: AKUDritan Sejkosejko
Pas

Ndoka publikon FOTO me Peleshin: Një miqesi ndër vite!

Para

Përplasen dy kolegët e vjetër të ”Top Channel”: Ku ishte ti kur ndodhte kjo?!

Para
Përplasen dy kolegët e vjetër të ”Top Channel”: Ku ishte ti kur ndodhte kjo?!

Përplasen dy kolegët e vjetër të ''Top Channel": Ku ishte ti kur ndodhte kjo?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

Publikohet raporti mbi të drejtat e njeriut në Turqi, Ankaraja hedh poshtë rekomandimet nga Greqia dhe Qiproja

“Çdo gjë që bëj, e financoj”, Trump vizitë të papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë për të inspektuar punimet për sallën e re të banketeve

LAJMI I FUNDIT/ Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Nacionalizëm primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.