Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak është arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit pasi i janë gjetur kokainë, municione luftarake dhe armë.
”Shuplaka” mëson po ashtu se në pronësi të Gjepalit ka qenë edhe një mjet i blinduar. 34-vjeçari dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
DETAJET:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkoitkëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit të koduar”Streha”finalizuar me sukses më datë 16.06.2017, ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë, më datë 09.10.2017 është ndaluar shtetasi:
• Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak.
Gjepali dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.
Çfarë iu gjetën në banesë:
- 4 qese të mbushura me një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar me lëndë narkotike e llojit Kokainë, të futura në një kavanoz; rreth 150 gr.
- një peshore elektronike me mbishkrimin “LAICA”;
- Dy armë zjarri automatik, model 56 kal 7.62 mm;
- një armë zjarri pistolet tip “COLT’USA;
• Një armë gjahu e markës “BERETTA”, kal 12 mm; - Një pistoletë sportive, tip Super Conter;
- 264 fishekë luftarakë mob 56, kal 7.62 mm;
- 95 fishekë mod 54, kal 7.62 mm;
- 7 fishekë pistolete, kal 45;
- 65 fishekë për armë gjahu, kal 12 mm;
- dy krehera automatiku, mod 56;
- Një automjet tip Benz, i blinduar.
(E.K/SHUPLAKA)