Për ndërtimin në Butrint, PD i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalohen punimet dhe të bëhet trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz.
“Cili është destinacioni i ndërtimit dhe kush do ta menaxhojë atë? A është kjo një aferrë tjetër korruptive. Edhe UNESCO u shpeh se nuk sihte infomuar për këtë ndërtim.
PDi bën thirrje qevërisë të ndalojë çdo ndërtim deri në sqarimine plotë të të gjitha dyshimeve. Prokuroria të bëjë hetime të thelluara për këtë çështje. Ne deputetet i kemi kërkuar ministres Kumbaro dëgjesë urgjente që do të mbahet nesër në orën 17:00. Duhet bërë trasparencë të plotë për këtë rast skandaloz.”, u shpreh Albana Vokshi.
Sjellim në vëmendje që jo më larg se të shtunën ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro reagoi për ndërtimin që po kryhet në Butrint. E pyetur nga gazetarja ajo u shpreh se ka marrë mendimin e tyre. Por UNESCO hodhi poshtë deklarimin e saj. NëDr. Mechtild Rössler, Drejtoreshë e Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, pohoi të kundërtën e deklarimit të ministers Kumbaro.
E ndërsa punimet kanë nisur më 2 Tetor 2017 me lejen e institucionit të ministres Mirela Kumbaro, drejtoresha e UNESCOS deklaron se për atë që po ndodh në Butrint është njohur vetëm në fund të javës së kaluar dhe ka kërkuar informacion shtesë nga institucionet shteterore shqiptare më 9 Tetor 2017, pra dy ditë pasi ministrja Kumbaro deklaroi se ishte konsultuar me UNESCO-n. Duket se Shqipëria është duke konsumuar një skandal botëror me Butrintin.
REAGIMI I PLOTË:
Prej disa ditësh, PD po ndjek me vëmendje e shqetësim debatin mbi disa ndërtime te lejuara nga Ministrja e Kultures Mirela Kumbari, në brendësi të PArkut Arkeologjik të Butrintit.
Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit, është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Monumentet e shumta arkeologjike mijëvjecare në këtë qytet antik për shkak të rolit në thesarin e kulturës kombëtare, e bëjnë të jetë nën mbrojtjen e UNESCO që prej vitit 1992.
Arkeologë e profesionistë të shquar të fushës, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, kanë denoncuar me forcë mënyrën skandaloze të vendimeve të marra nga Ministrja e Kulturës, në mungesën totale të transparencës, në një zonë ku ndërtimet pranë një muri prehistorik, që daton në shekullin 7-dhe 5 para krishtit, janë kategorikisht të ndaluara.
Procedura e dhënies së lejeve nga ana e Keshillit Kombëtar të Arkeologjisë e më pas nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (të dy të kryesuar nga Ministrja vetë) janë në shkelje totale të ligjit, dhe janë dhënë për më pak se dy javë.
Cila është arsyeja e një nxitimi kaq të madh në aprovimin e vendimeve të institucioneve në varësi të Ministrisë?Pse Ministria refuzon të bëjë publike planin, raportin përkatës së arkeologut që i paraprin cdo ndërhyrje në site të tilla arkeologjike? Cili është projekti? Sa është kostoja? A ka zhvilluar tender Ministria për zhvillimin e punimeve?
A janë bërë gërmimet e detyrueshme para hedhjes së llacit e betonit? Cila është pika konkrete ku do bëhet nderhyrja? Cili është destinacioni i ndërtimit, dhe kush do ta menaxhojë? A do jetë një tjetër aferë që këtë herë do shkatërrojë edhe vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptërisë për klientelën qeveritare?
Po sot përfaqësuesja e UNESCO u shpreh se ky institucion nuk ka dhënë leje për një nërhyrje të tillë, cka nxjerr zbuluar Ministren Kumbaro. PD i bën thirrje Qeverisë të ndalojë në mënyrë URGJENTE cdo lloj ndërtimi brenda Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, deri në sqarimin e plotë të të gjitha pretendimeve të ngritura nga profesionistët e fushës, shoqatat dhe media. PD i bën thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të thelluara në lidhje me këtë ndërtim i cili pretendohet që po shkatërron pjesë tëvlerës e të kulturës shqiptare. Ne kemi kërkuar dëgjesë urgjente me Ministren e Kulturës që do të mbahet nesër në orën 17 në komisionin parlamentar të medias dhe kulturës. Dhe do të bëjmë transparencë të plotë për këtë rast skandaloz. Deri atëherë, ne përsërisim kërkesën që qeveria të ndërpresë menjëherë punimet që po bën brenda Parkut Arkoelogjik të Butrinit, pjesë e trashëgimisë botërore kulturore.(J.V/Shuplaka)