18:24 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Patozi-Bashës: Nuk mallëngjen njeri Lulzim, bëj zahmet e prano ndonjë përgjegjësi tënden!

17:41 | 10/10/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi-Bashës: Nuk mallëngjen njeri Lulzim, bëj zahmet e prano ndonjë përgjegjësi tënden!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar ditën e sotme kreu e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Patozit, Basha kërkoi falje farse për gabimet e së shkuarës nga Berisha. 

“Kush është më e rëndë, Lulzim, fakti që Partia Socialiste propozon dhe zgjedh Gramoz Ruçin për kryetar parlamenti, apo që, për shkakun tënd, Edi Rama e ka rrëmbyer i vetëm timonin e Shqipërisë dhe mund ta rrokullisë atë me lehtësi në greminë?
Debati për të shkuarën komuniste do të ketë vlerë edhe për ca kohë në këtë vend, por ai nuk na i zgjidh dot problemet e ditës. Ndaj mos u përpëlit kot, se nuk mallëngjen njeri, Lulzim, duke bërë sikur vajton sot për krimet e hershme të diktaturës”, shkruan Patozi ndër të tjera.

KOMENTI I PLOTË:

NDJESA FALSE E LULZIM BASHËS

Lulzim, bën mirë që kërkon falje edhe për gabimet e Sali Berishës në të shkuarën. Por, bëj zahmet, e prano më parë ndonjë përgjegjësi tënden për të tashmen! Sepse është fare e lehtë ndjesa për tjetrin, Lulzim, edhe sikur të mos e kesh mirëkuptimin e tij.
Kush është më e rëndë, Lulzim, fakti që Partia Socialiste propozon dhe zgjedh Gramoz Ruçin për kryetar parlamenti, apo që, për shkakun tënd, Edi Rama e ka rrëmbyer i vetëm timonin e Shqipërisë dhe mund ta rrokullisë atë me lehtësi në greminë?
Debati për të shkuarën komuniste do të ketë vlerë edhe për ca kohë në këtë vend, por ai nuk na i zgjidh dot problemet e ditës. Ndaj mos u përpëlit kot, se nuk mallëngjen njeri, Lulzim, duke bërë sikur vajton sot për krimet e hershme të diktaturës.
Politikanët gjykohen për vendimet dhe bilancet e veta, Lulzim, jo për ato të të tjerëve. Qofshin këta edhe paraardhës apo pararendës të tyre. Me arritjet dhe gabimet e veta Sali Berisha i ka mbyllur llogaritë me trofetë dhe me faturat. Dhe nuk i kanë dalë keq. Po ti, Lulzim, e di si e ke bilancin?
Edhe, në u hapshin ndonjë ditë, dosjet e vjetra të diktaturës nuk i mbyllin dot ato të sotmet, Lulzim. Nuk të ndalon kush të kërkosh dekomunistizim të mëtejshëm, në çdo cep të jetës publike në Shqipëri. Nise po të duash me kontrollin e të shkuarës së çdo deputeti dhe zyrtari të lartë të Partisë Demokratike, që nga viti 2013, kur u bëre për herë të parë kryetar. Unë e kërkova një vit më parë, por nuk ma pranoi Ilir Meta.
Por i sigurt të jesh, që sado të bësh sikur përgjërohesh sot për viktimat e krimeve të djeshme, nuk mund të shpëtosh dot asnjëherë nga përgjegjësia për dosjet e 18 majit, 25 qershorit dhe të 22 korrikut…etj…etj.
Ato nuk mund të mbyllen kurrë, Lulzim, ndaj edhe ti je i pashpresë.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: BashapatoziPD
Pas

Zbardhet pasuria e deputeteve gra në Kuvend, të dhënat për 25 prej tyre

Para

Italianët ikën, mbetjet nuk kujtohet askush t’i pastrojë në “Loro Boriçi” (FOTO)

Para
Italianët ikën, mbetjet nuk kujtohet askush t’i pastrojë në “Loro Boriçi” (FOTO)

Italianët ikën, mbetjet nuk kujtohet askush t’i pastrojë në “Loro Boriçi” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

Kosovë/ Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, alarme në Francë

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi në Berat

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Pejë

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

Zjarri në tregun e Durrësit, Policia: Dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.