Ndeshja mes Izraelit dhe Spanjës e luajtur në fushën e këtyre të fundit mund të kishte përfunduar me një tragjedi. Kjo sepse në fushë pas ndeshjes kanë hyrë 4 tifozë të Izraelit, ndërsa njëri kishte thikë e cila i ra në tokë ndërsa po i afrohej Iscos.
Megjithatë policia e Izraelit ka reaguar menjëherë duke neutralizuar tifozin dhe duke parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Por pavarësisht kësaj duket se Isco nuk ka parë asgjë. Ai është pyetur menjëherë sapo ka mbërritur në Spanjë nga mediat spanjolle dhe është përgjigjur se nuk kishte parë asgjë.
“Tifozi me thikë në fushë? Nuk di asgjë rreth kësaj, nuk kam parë asgjë”, u shpreh Isco. (B.H/Shuplaka)