Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar sërish akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.
Ajo e ka konsidruar qeverinë të lidhur me krimin ndërsa tha se LSI-po rakordon me PD-në për aksionet politike në Parlament.
Në një intervistë për TPZ.AL, Kryemadhi u shpreh edhe për shëndetin mendor të Kryeministrit Edi Rama. që është bërë objekt i shumë diskutimeve, Kryemadhi u shpreh se ajo nuk është një mjeke apo psikologe, por se mjekët duhet t’i bëjnë një analizë kryeministrit.
“Unë nuk jam as psikologe dhe as terapiste, por unë mendoj që do të ishte më mirë të pyeten mjekët për t’i bërë një analizë z.Rama. Nga ajo që unë shikoj, ndjej dhe nga ato çfarë kemi nga eksperiencat tona të përbashkëta, Rama është një personazh, i cili kërkon që përgjegjësinë t’ua lërë të tjerëve. Ka frikë. Ka frikë nga zullumet që ka bërë” u shpreh ajo për “tpz.al”.
Kryemadhi foli për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë bashkëqeverisur.
Ajo tha se Rama e përdori LSI-në për t’u mbrojtur nga grupet socialiste brenda PS-së.
“Gjatë katër viteve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë nuk ka më LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President. Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më”, tha ajo.
Kryemadhi tha se tani mbrojtja e vetme e Ramës tani është krimi. (B.H/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=pZnJQr5XVek