Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu është shprehur ne lidhje me çështjen e integrimit europian se “Në 2013, kryeministri Edi Rama ishte më entuziast në deklaratat e tij, por sot duket më nervoz, ashtu si të gjithë liderët e rajonit. Kushdo që është marrë me procesin e anëtarësimit, ka ndjesi frustracioni për një rrugë që zgjatet e zgjatet dhe ka të papritura. Procesi është i dyanshëm, por varet shumë nga plotësimi i detyrimeve tona. Unë kam dyshime se ne jemi plotësisht të gatshëm për të hedhur hapin e radhës. Unë do doja që procesi të jetë pa ndërprerje, por frikë kam që nuk do të jetë e lehtë e ardhmja”, tha ajo.
Po ashtu Bregu tha se nuk është dakord me kreun e PD-së Lulzim Bashën, i cili thotë se nuk jemi gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
(S.SH/Shuplaka)